400 ndeshje në Angli, Murinjo: Kam uri si në fillim

Mbrëmjen e djeshme ndaj Swansea-s, Jose Mourinho drejtonte për herë të 400-të, në Angli dhe Lingard ia shpërbleu me një dopietë. Trajneri portugez është i lumtur për këtë shifër, ndërsa pranon se ka të njëjtën uri si në fillim dhe se nuk ka ndërmend të ndalet.
“400 ndeshje për dikë mund të jenë shumë, por për mua jo. Kam të njëjtën uri dhe dëshirë për fitore, si në ndeshjen e parë dhe besoj që do të ketë edhe shumë ndeshje të tjera”, tha portugezi.
Jose Mourinho shkoi në Angli, në qershor të 2004-ës, pasi kishte fituar Champions League-n me Porton dhe mori drejtimin e Chelsea-t. Portugezi, në 400 takime që ka drejtuar në Angli, regjistron 252 fitore, 89 barazime dhe 59 humbje, një bilanc vërtetë pozitiv.

Artikulli paraprakMbappé bën ndërmjetësin
Artikulli tjetërKriminaliteti dhe arroganca pa kufi