Mbaje të shkretën, o turist!

Nga Flutura Açka

Në sallēn e Mbërritieve të aeroportit shqiptar “Nënë Tereza” në Rinas nuk punon tualeti!!!

Tek prisja ditët e fundit bagazhet é mia në sallën é pritjes së aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas pranë meje dëgjova një të huaj që u ankua se kishte shkuar te tualeti i sallës, por nuk punonte. Ia tha si me të qeshur këtë shoqëruesve të tij, njëri prej të cilëve tha me të qeshur:
– Welcome to Albania!
– Keep it! – ia hodhi tjetra dhe qeshi me të madhe. (Mbaje!)
Turisti që kërkonte tualetin erdhi rrotull dhe nisi te priste me ankth tek e çara e daljes së bagazheve. Në tonin e bisedës së tyre nuk kishte qortime, por unë u shkëputa dhe pyeta se cili ishte shefi në atë sallë. Nuk qenkësh aty dhe duhet të shpjegoja se përse é doja.
– Po ja, dua të di përse nuk ka tualet kjo sallë?
– Po ka atje jashtë, ka këtej, ka andej, – më shpjegoi një prej policëve që m’u duk më me rēndësi.
– Por kjo është sallë pritjeje dhe udhëtarët nuk mund të dalin jashtë pa bagazhet dhe ato mund të vonojnë.
– Por le ta mbajnë pak!
– Por ka që é mbajnë dhe ka që nuk é mbajnë dot!
– Ç’të them, është prishur sot.
– É dini ju se sa para paguajnë shqiptarët për këtë aeroport.
– Nuk é di, por é marr me mend.

Bagazhet erdhën në ndërkohë dhe turisti që e “kishte prerë urina” mori drejt é nga dritarja valixhen é tij dhe vrapoi drejt daljes.

Po ç’bëhet me 10 milion turistët e gjorë që i shitëm prej muajsh si fitorja jonë é madhe!? Nuk po bëj komente, por rendis faktet:

Nga viti 2010-2024 shqiptarët kanë paguar mbi 700 milion euro për koncensionarin e aeroportit

Në vitin 2022 koncensionari ka mbi 13 milion euro fitim, gati tri herë më shumë se kapitali koncensionar

Nga viti 2010-2024 koncensionari ka fituar mbi 200 milion euro në aeroportin e Rinasit

Në vitin 2020, koncensionari aë zgjaste deri në vitin 2027 u dorovit edhe me 13 vite shtesë

Koncensioni do të zgjasë deri në vitin 2039

Mos doni të thoni që i keni mbyllur ngaqë po rikonstruktoni? Askund në botē nuk punohet pa siguruar më parë të jetohet. Dhe këtu hyn edhe Wc.

Artikulli paraprakPunëtorët aziatikë në listë të zezë! Iu refuzohen vizat/E përdornin Shqipërinë si trampolinë për në BE
Artikulli tjetër“Janë në lojë teatrale”, Ngjela për deklaratat e Kryemadhit dhe Metës ndaj SPAK: Po tentojnë të bindin publikun se janë të pafajshëm