Marrëveshja Rama-Meloni, qytetarët e Lezhës protestë para Gjykatës Kushtetuese

Disa qytetarë nga Lezha janë mbledhur në shenjë proteste para Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar marrëveshjen mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për emigrantët.

Me pankarta në duar, ata shprehen se Shqipëria nuk është pronë private e Edi Ramës, duke kundërshtuar kështu ngritjen e kampeve të refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin.

Një protestuese u shpreh se Shqipëria nuk mund t’ua garantojë të drejtat emigrantëve siç mund t’ua garantojë Bashkimi Europian.

“Thjesht nuk mund t’ua garantojnë të drejtat emigrantëve siç mund t’ua garantojë BE-ja”, tha një protestuese.

Artikulli paraprak“Tentativa të dëshpëruara për të mbajtur në këmbë marrëveshjen Berisha-Rama”/ PD, Kthupi: Të ndjekim këshillën e partnerëve ndërkombëtarë dhe të fillojmë nga puna për Reformën Zgjedhore
Artikulli tjetërMarrëveshja për emigrantët, Gjykata Kushtetuese shtyn për të hënën vendimin