Marrëveshja për emigrantët, Gjykata Kushtetuese shtyn për të hënën vendimin

Gjykata Kushtetuese shtyn për ditën e hënë vendimin lidhur me marrëveshjen për emigrantët me Italinë.

Marrëveshja mes Kryeministrit Edi Rama me homologen italiane Giorgia Meloni u dërgua në Kushtetuese nga deputetët e PD.

Më 6 nëntor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ajo e Italisë, Giorgia Meloni, nënshkruan marrëveshjen, sipas së cilës, Italia do të dërgojë në Shqipëri refugjatët që kap në Detin Mesdhe në një qendër për pritjen e tyre, e planifikuar të ndërtohet në Gjadër të Lezhës. Marrëveshja planifikohet të nisë së zbatuari pranverën e këtij viti.

Pavarësisht kritikave të shumta, kreu i qeverisë Edi Rama është zotuar se marrëveshja do të kalojë në parlament.

Artikulli paraprakMarrëveshja Rama-Meloni, qytetarët e Lezhës protestë para Gjykatës Kushtetuese
Artikulli tjetër“Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk është vendi ku bëhet show politik “/ PD, Alibeaj: Çdo parti dhe fluks opozitar është i mirëpërfaqësuar