Manaj kthehet në verë te Interi

Pas Peskarës, Rei Manaj nuk ka bindur as drejtuesit e Pizës. Klubi i Serisë A mund të ushtronte të drejtën për të blerë kartonin e tij në fund të sezonit, por jo vetëm që vendosi të mos e bënte një gjë të tillë, por edhe largoi lojtarin në mesin e sezonit. Manaj u sistemua menjëherë te Piza, por edhe aty nuk ka marrë sinjale për zgjatjen e bashkëpunimit për sezonin e ardhshëm.
Sipas burimeve të portaleve italiane pranë Interit, Manaj do të kthehet te kjo skuadër sapo të mbyllet sezoni në Serinë B. Por qëndrimi te zikaltërit nuk është i garantuar dhe me shumë mundësi karriera e tij do të vazhdojë jashtë Italisë, i shitur apo përsëri në huazim.
Lojtarit nuk i mungojnë oferta nga Seria A dhe B, pasi kanë qenë disa klube të gatshme të sigurojnë shërbimet e tij. Por Manaj ka njëkohësisht oferta edhe në Spanjë e Gjermani, që e tërheqin dhe që do e ndihmonin në karrierën e tij. Las Palmas në La Liga dhe Ingolshtad në Bundesligë e kanë ndjekur edhe në janar, por pritet të mësohet nëse do të shfaqin këtë interes edhe gjatë verës për sulmuesin shqiptar. E vetmja kërkesë e tij, kudo që të shkojë, është që të luajë me rregullsi, arsye për të cilën ai vendosi të largohej nga Interi në këtë sezon.

Artikulli paraprakAlitalia arrin të nënshkruajë marrëveshjen për të parandaluar falimentin
Artikulli tjetërBSH: Besimi i konsumatorëve ka pësuar rënie