BSH: Besimi i konsumatorëve ka pësuar rënie

Besimi i konsumatorëve në ekonomi ka rënë në tre muajt e parë të këtij viti sipas Bankës së Shqipërisë me 0.4 pikë përqindje. Në matjet e bankës, ulja e besimit, ka frenuar më së shumti blerjet e mëdha nga ana e konsumatorëve. Në tremujorin e parë ato ranë 4.4% pikë përqindje, sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë. Mes blerjeve të mëdha renditen kryesisht pajisjet për shtëpi.
Më shumë se të tashmen, situata politike duket se ka shtuar pasiguritë për të ardhmen. Qytetarët sipas Bankës së Shqipërisë, kanë vlerësuar pozitivisht situatën e përgjithshme ekonomike në vend. Në tërësi besimi i konsumatorëve, vijon të mbetet mbi mesataren historike, me një tregues besimi rreth 2.1 pikë përqindje. Për efektin negativ të tensioneve politike janë shprehur së fundi disa aktorë në fushën e ekonomisë.

Artikulli paraprakManaj kthehet në verë te Interi
Artikulli tjetërBanka Botërore, gati të ndihmojë Kosovën