Lulftë mes bandave kriminale në Durrës, vendi nën kontrollin e mafias

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Durrës, zonën e ish-Kënetës ka pasur përplasje me armë mes bandave kriminale dhe për pasojë dyshohet që të jenë plagosur disa persona.

Një prej personave të plagosur, që është dërguar drejt spitalit është Julian Meçaj, pjesë e bandës së Lulzim Berishës.

Burime bëjnë me dije se të shtënat kanë nisur në rrugën dytësore të Maminasit, ndërsa policia ende nuk ka detaje për ngjarjen.

Juljan Meçaj është një emër i lakuar edhe më parë në raportimet e kronikës së zezë. Ai ka qenë pjesë “Bandës së Durrësit”, që drejtohej për 10 vjet nga Lulzim Berisha. Emri i tij figuron edhe në dokumente sekrete të Ministrisë së Brendshme, nga ku citohet se Lul Berisha e drejtonte bandën e tij nga burgu dhe i delegonte urdhrat te njerëz të besuar si Julian Meçaj, Marjel Fierza, Mond Çekiçi, e Plarent Dervishaj.

policia naten 1916

Artikulli paraprakNoka për përgjimet: Kanceri është blerja e votave në Dibër, jo fjalori banal
Artikulli tjetërMediat gjermane: Shqipëria drejt mosbindjes civile