Lubonja: Pse nuk arrestohet ai Valdrin Pjetri? Pse dosja “184” transferohet në Dibër? Ky është pushteti i disa oligarkëve dhe…

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në News 24, komentoi nisjen e sesionit të ri parlamentar dhe situatën politike në vend. Sipas tij, ky është pushteti i disa oligarkëve dhe trafikantëve, dhe se ky regjim mund të quhet oligarkia e kriminelëve.

“Ky është pushteti i disa oligarkëve dhe trafikantëve, ndaj ky regjim mund të quhet oligarkia e kriminelëve. Deklarata e Ruçit për demokraci është e krahasueshme me propagandën e Enver Hoxhës. Lidhur me shtrirjen e dorës … ky kryeministri tani e zbuloi se Valdrin Pjetri ju paska dalë pa dashje jashtë loje dhe po bëjnë lidhje të reja. Ata e dinë shumë mirë dhe e kanë vënë për atë që është atje. Dhe kanë vënë në Parlament shumë njerëz të lidhur me krimin dhe janë vetë në krye”, tha Lubonja.

Sa i përket taktikës së mazhorancës, për të bërë një rrëfim mbi atë që është bërë deri më tani dhe vendimin për të ashpërsuar ligjin e Dekriminalizimit, Lubonja deklaroi se gjithçka është një gënjeshtër, të cilën tashmë e dinë edhe qytetarët.

“Po pse nuk arrestohet ai Valdrin Pjetri? Pse dosja “184” transferohet në Dibër? Për mua është një narracion, që po iu imponohet shqiptarëve. Gënjeshtra të imponuara. Ky narracion bëhet gënjeshtër, që e dinë të gjithë se është e tillë”, u shpreh analisti Fatos Lubonja.

Artikulli paraprakAksident i rëndë në Tiranë, makina përplas këmbësorin
Artikulli tjetërBasha me video-mesazh: Edi Rama, artist i mashtrimit! Pasuri dhe luks për vete, papunësi, varfëri e pasiguri për njerëzit