Loiseau: Si mund të hapnim negociatat me Shqipërinë ku mafia bën ligjin atje!

Ndonëse bisedimet zgjatën deri në ora tre të mëngjesit të së premtes, liderët europianë Makron, Anxhela Merkel dhe presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk nuk gjetën dot gjuhën e përbashkët në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. I mërzitur edhe nga mospajtime të tjera, Emanuel Makron u largua i nxehur duke përplasur derën.

Ndërsa Tusk, në mbarrim të fuqive, doli i lodhur para gazetarëve duke belbëzuar: “Bëra gjithçka, nuk shkoi mirë”, u mjaftua të thotë ai.

“Falënderoj të gjithë ata që natën e kaluar vunë gjithë peshën e tyre për të arritur një vendim me rëndësi të madhe strategjike për BE dhe luftuan për dërgimin e një sinjali të shpresës tek qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Udhëheqësit e BE nuk arritën të dakordësohen për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Europë.

Kjo është një çështje zhgënjimi ekstrem. BE tani duhet të sqarojë se sa serioz është angazhimi i tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor” tha i dëshpëruar edhe komisioneri për zgjerim Hanes Han.

Në fakt mbledhja e Këshillit europian i ngjante një kulle Babiloni. “Disa vende ishin në favor të ndarjes se procesit per dy vendet, disa kundër, por ajo që është e drejtë të thuhet është se kishte një shumicë shumë të gjerë të gatshme për të hapur negociatat” e përshkroi për gazetarët një burim brenda saj.

“Kundërshtimi francez ishte i fortë për të dyja vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut – tregon gazetari Gerardo Fortuna nga Brukseli. Ndërkohë, Hollanda, Spanja dhe Danimarka janë të hapura për zgjidhjen e ‘ndarjes’ mes dy vendeve ne rrugen e avancimit drejt BE, duke marrë parasysh vetëm Maqedoninë e Veriut” ka pohuar ai.

Franca ka cituar arsyet procedurale për bllokimin e të dy vendeve, duke argumentuar se i gjithë sistemi i pranimit në BE ka nevojë për një rregullim. Por Parisi gjithashtu e ka këmbëngulur në pikëpamjen e tij se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë të gatshme të fillojnë procesin e anëtarësimit në BE.

Nathalie Loiseau, që ishte edhe kandidatja kryesore e Macron në zgjedhjet për Parlamentin Europian e shpjegoi kështu qëndrimin e vendit të saj. “A jemi ne të gatshëm që të mendojmë zgjerimin në këtë moment kur Britania po largohet, kur duhet të reformojmë BE dhe kur një numër i vendeve anëtare nuk e kanë thënë ende se si do të financohet buxheti i përbashkët?!

Ne nuk mendojmë kështu”, deklaroi ajo duke radhitur përkrah arsyeve të brendëshme të BE edhe difektete e vendeve kadidate si përshembull azilkërkuesit shqiptarë në Francë. “Kjo vë në pikëpyetje nëse Shqipëria mund të jetë një vend kandidat.

Trakantët dhe mafia gjithashtu drejton operacionet e saj nga Shqipëria në Europën Perëndimore dhe frymëzon emigrimin ilegal. Pra, Shqipëria duhet të përmirësojë luftën kundër krimit të organizuar”, shtoi Loiseau.

Pikërisht në këtë pikë, Merkel, Tusk dhe disa liderë të tjerë pro zgjerimit kanë dështuar ta bëjnë Makronin të ndryshojë mendim.
Dhe në këtë drejtim e vetmja shpresë është ekzistenca e një plani gjerman për të ardhmen. Sipas pandehmave që qarkullojnë për këtë plan ideja është ecja mbi dy shina paralele.

Nga njëra anë Franca që këmbëngul në reformimin e sistemit të zgjerimit të BE do të angazhohet të hartojë një dokumentet për reformimin e procesit të anëtarësimit, duke vendosur kushte të reja për integrimin në BE.

Por krahas me këtë Shqipëria dhe Maqedonia duhet të përgatiten për hapje e dritës jeshile sipas kushteve të reja. Për këtë rrugë do të vendoset në një tjetër samit të liderve europianë.

Artikulli paraprakTabaku: Këto janë kushtet “Rama”. Shqipëria mbahet peng nga Edi Rama!
Artikulli tjetërMerkel: Ka rezerva e ndasi në BE për Shqipërinë, por jo për Maqedoninë e Veriut