Lila: Në Shqipëri pas disa vitesh, vetëm te Tirana

Andi Lila po përgatitet për një eksperiencë të re pas aventurës së suksesshme te PAS Janina ku arriti të shënonte në ndeshjen e fundit kundër AEK. Mesfushori kuqezi tashmë shikon horizonte të reja dhe këtë e pranon edhe vetë duke theksuar se nuk ka marrë ende asnjë vendim përfundimtar, por e sigurt është që karriera e tij do të vazhdojë jashtë Shqipërisë ku do të rikthehet pas disa vitesh për të veshur vetëm një fanellë.
Lila e pranon se një ofertë nga Lugano e Paolo Tramezzanit do ta joshte. Transferimi i Sadikut menjëherë pas emërimit të ish-zv/trajnerit të Shqipërisë te skuadra zvicerane është një tregues se trajneri italian beson te lojtarët që ka drejtuar për rreth 5 vjet te kuqezinjtë. Mesfushori shqiptar gjithsesi lë të hapur çdo opsion.
Lila ndalet gjithashtu edhe te momentet e bukura që ka kaluar në Janinë duke e pranuar se largimi nga ky qytet do të jetë i vështirë pas shumë viteve të mrekullueshme të kaluara me familjen e tij.

 

Artikulli paraprakMendohu, Qeveri!
Artikulli tjetërE mbyll me gol te Pas Janina