Lëndët kimike dhe Veliera, aktivistët takim me Nishanin

Kreu i Shtetit priti sot në një takim disa përfaqësues aktivë të Shoqërisë Civile dhe dëgjoi me vëmendje shqetësimet e tyre për dy çështje madhore, problematikat madhore të shfaqura në zonën arkeologjike të Durrësit me zbatimin e projektit ‘Vela’, si dhe shqetësimin e thellë të mundësisë së kalimit dhe asgjësimit, në territorin e Republikës së Shqipërisë, të një sasie të konsiderueshme të lëndëve kimike. Presidenti Nishani nënvizoi se, ligji dhe vetëm ligji është garantuesi i mirëfunksionimit të strukturave shtetërore dhe i mbështeti aktivistët në vijimin e punës së tyre qytetare e demokratike për një vend më të mirë e një shoqëri më të zhvilluar.

Artikulli paraprakShqipëria në zonën e rrezikut për problemet me hipertensionin
Artikulli tjetërEurodeputeti gjerman Veber: I shqetësuar për situatën në rajon