La Liga

Arda Turan mund të qëndrojë te Barcelona, pasi i mungojnë ofertat. 30-vjeçari nuk dëshiron të kthehet në Turqi, por synon t’i provojë të gjitha shanset te Barcelona. Mesfushori beson se, mund të japë kontribut nën urdhrat e Valverdes, edhe pse e ka të qartë se, konkurrenca për një vend titullari te blaugranat është shumë e ashpër. Vetëm nëse në javët e ardhshme do të ketë interesim serioz për të, mund të pranojë largimin nga Barca.
Atletico e Madridit dëshiron ta zgjasë edhe dy vite të tjera kontratën me trajnerin Diego Pablo Simeone, me aktualën që përfundon në verë të 2018-ës. El Cholo në fakt e ka praktikë pune që ta rishikojë pozicionin e tij vit pas viti, por duke parë interesimin e klubeve më të mëdha europiane për të, drejtuesit e Atleticos shpresojnë ta blindojnë deri në vitin 2020.
Cristian Tello zbarkon në Sevilla ku kaloi me sukses vizitat mjekësore me Betisin. Ish-futbollisti i Barcelonës, i cili gjatë tre viteve të fundit është huazuar te Porto dhe Fiorentina, ka nënshkruar deri në vitin 2022 me klubin andaluzian. Barcelona ka përfituar 4 milionë euro nga ky transferim, por do të ketë të drejtë të përfitojë financiarisht nga kartoni i tij, nëse do të shitet nga Betisi.
Nemanja Maksimoviç është blerja e parë e Valencias në këtë merkatore vere. Mesfushori serb ka firmosur për 5 vite me klubin valencian, pasi i përfundoi kontrata me Astanan në kampionatin e Kazakistanit. 22-vjeçari është gjithashtu pjesë e kombëtares serbe, me të cilën është aktkvizuar në 3 ndeshje.

Artikulli paraprakJuventus akord për Danilon
Artikulli tjetërLazio mendon për Kryeziun