Kush është 34 vjeçari nga Laçi i zhdukur prej 4 ditësh

Një 34-vjeçar nga Laçi i akuzuar për vrasje, rezulton i zhdukur prej katër ditesh. Eljon Hysa është denoncuar i zhdukur në polici nga familjaret e tij. Personi në fjalë rezulton në kërkim nga policia pasi është dënuar në mungesë për një vrasje të ndodhur me 10 korrik të vitit 2015-të në Sarandë.
Familjarët e Hysës kanë denoncuar rastin ditën e hënë, duke kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e djalit të tyre, ndërkohë që prej tre vitesh i fshihet drejtësisë.
Elion Hysa, rezulton i shpallur në kërkim nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit në Sarandë.
Mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Berisha publikoi një mesazh nga qytetari dixhital, që sipas tij ia kishin dërguar familjarët e të riut.
Referuar mesazhit që publikoi Berisha, xhaxhai i të zhdukurit thotë se dyshojnë se mund të jetë vrarë, ndërsa akuzojnë policinë se nuk reagon.
Nga ana tjeter Drejtoria Vendore e Policisë në Lezhë bën me dije se menjëherë pas referimit të rastit, strukturat policisore janë vënë në lëvizje për gjetjen e 34-vjeçarit i cili është zhdukur pa lënë gjurmë.

Artikulli paraprakAktorja i nxjerr Kumbaros foton e sikletshme: Kujdes, nuk është mirë kështu se je dhe femër…
Artikulli tjetërFrutat dhe perimet, ushqimet e duhura gjatë stinës së verës