Aktorja i nxjerr Kumbaros foton e sikletshme: Kujdes, nuk është mirë kështu se je dhe femër…

Aktorja Marjana Kondi dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nuk kanë aspak raporte normale mes tyre, dhe këtë e kanë pranuar të dyja. Aktorja e njohur me reagimet e saj në rrjetet sociale, ndërsa ministrja me heshtjen e saj.
Së fundi Kondi ka postuar një foto vërtetë të sikletshme të ministres, gjatë seancës së fundi të Kuvendit, ku Kumbaro ka pasur një nga gishtat e saj në hundë.
Aktorja nuk e ka kursyer aspak ironinë duke i kujtuar se një gjest i tillë është i turpshëm.
“Kujdes, nuk eshte mire kshu se je dhe femer, elegante flok te gjata akoma ke veroren, s’e ke pare akoma dallandyshen e pare qe s’e ke hequr nga dora… Jo gishtin ne hunde se eshte turp… Lum ti per karakterin qe ke! Vuaj une e shkreta per gjithshka, do marr shembull nga ty qe sot e tutje”, shkruan Kondi në postimin e saj në Instagram.
Edhe më herët në media kanë dalë disa biseda të Kondit me kolege të saj, ku kuptohej se ministrja e Kulturës dhe ajo nuk kishin një raport normal, aq sa Kumbaro i kishte ngartërruar dhe emrin në Marjeta.

KKK

Artikulli paraprakVlahutin bën qokën e rradhës ndaj Kryegjatësisë
Artikulli tjetërKush është 34 vjeçari nga Laçi i zhdukur prej 4 ditësh