Frutat dhe perimet, ushqimet e duhura gjatë stinës së verës

Në stinën e nxehtë të verës, konsumimi i frutave dhe perimeve është kusht, për të qëndruar të shëndetshëm dhe të hidratuar.
Për më tepër, mund t’i gjeni edhe me çmime më të lira sesa në dimër. Frutat dhe perimet nuk duhet të mungojnë në tryezën e gjithsecilit në stinën e verës, rekomandojnë dietologët, për një ushqyerje sa më të shëndetshme.
Pjata e parë në tryezë gjatë kësaj stine duhet të jetë sallata me perime. Ndërsa përsa i takon llojit që duhet të konsumohet, në tryezat tona nuk duhet të mungojnë asnjë ditë zarzavatet jeshile. Në një nga vaktet e përditshme duhet të jenë të pranishme sallata jeshile, spinaqi, apo perime të tjera me gjeteh jeshile. Sa më të freskëta dhe sa më pak të gatuara, pasi kështu nuk rëndojnë organizimin dhe treten më shpejt.
Studiuesit britanikë në hulumtimet e fundit kanë parë një lidhje të vazhdueshme mes mirëqenies së lartë dhe të ulët psikologjike të individëve dhe sasisë së konsumuar të frutave dhe perimeve.
Studimi përdori të dhëna nga rreth 14.000 pacientë më të vjetër se 16 vjeç, të cilët në bazë të rezultateve, u ndanë në kategori të lartë, të mesme dhe të ulët sa i përket mirëqenies psikologjike.
Analiza tregoi se tek njerëzit që hanin më shumë fruta dhe perime, probabiliteti i mirëqenies së ulët mendore ishte më e ulët.
Ndër të anketuarit me mirëqenie të lartë psikologjike, vetëm shtatë për qind kanë marrë më pak se një racion me fruta dhe perime në ditë, kurse shumica e tyre, 34 për qind, kanë konsumuar në baza ditore pesë ose më shumë racione të tilla.
Konsumimi i mjaftueshëm i frutave dhe perimeve dhe një konsum i ulët i produkteve të duhanit ka dëshmuar të jetë i lidhur fort me gjendjen e mirë mendore.
Ju mund të hani sasi të pakufizuar të frutave dhe perimeve, duke mos pasur frikë që kjo mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj, sidomos në shtimin e peshës

Artikulli paraprakKush është 34 vjeçari nga Laçi i zhdukur prej 4 ditësh
Artikulli tjetërZhgënjeu në Botëror, Sampaoli konfirmohet në krye të Argjentinës