Kurz-Ramës: Asnjë siguri se do hapim negociatat

Kryeministri Rama dhe kancelari austriak Sebastian Kurz kanë nisur një konferencë për shtyp pas takimit që kanë pasur mes tyre.
Kurz e ka vendosur theksin te fakti që Shqipëria është kthyer në një pikë kalimi për emigrantët e paligjshëm qëë vijnë nga vendet e Afrikës dhe të Lindjes së Mesme.
“Duhet të luftojmë kundër emigracionit të paligjshëm. Numri i emigrantëve është duke u rritur dhe ne duhet të marrim masat që tani. Unë e falenderoj kryeministrin për punën që ai ka bërë dhe mirëkuptimin që kemi pasur. Duhet ta ndalojmë fluksin”, u shpreh Kurz.
Kancelari austriak u shpreh më tej se qeveria e tij është gati ta ndihmojë dhe financiarisht Shqipërinë për përballimin e fluksit emigrator.
‘’Rama më kërkoi ta mbështes dhe unë i kam premtuar mbështetje financiare për Shqipërinë dhe vendet e tjera që janë në rrugën e re të Ballkanit për të luftuar emigracionin ilegal. Do ta mbështesim me policë të rinj, por edhe në fusha të tjera. Së bashku me Ministrin e Brendshëm që së bashku me partnerët e tjerë që të ndalojmë fluksin e emigrantëve”, u shpreh më tej Kurz.
Ajo që të bie në sy në deklaratën e kancelarit austriak është fakti se ai nuk ka thënë asnjë fjalë lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë. Ndryshe nga sa ishte folur nga ana e qeverisë Rama, se kryeministri po lufton fort për integrimin.
Më tej duke iu referuar pyetjes së një gazetareje shqiptare Kurz u shpreh se ka disa vende spektike brenda BE-së, të cilat mendojnë se është herët për hapjen e negociatave dhe zgjerimin e BE-së.
”Negociatat? Nuk mund të jap siguri të qartë për këtë, ka disa shtete që për shkak të problemeve të tyre të brendshme e kanë të vështirë të thonë ‘PO’ por ka një dëshirë të plotë që Shqipëria të vijojë rrugën e reformave. Ka një mundësi të mirë që të shkojmë në rrugën e reformave”, përfundoi kancelari.

Artikulli paraprakMohamed Salah, vetëm “part-time” në Kupën e Botës!!!
Artikulli tjetërDëshmitari X kërkon azil në Kosovë: Jeta e ime e rrezikuar në Shqipëri