Kujdes, fetat e limonit nëpër lokale janë plot me baktere

Të gjithë besojmë që objektet për ushqim dhe pijet që konsumojmë jashtë janë të pastra, mirëpo nuk mundemi gjithmonë të jemi të sigurt që çdo gjë që ndodhet aty mund ta konsumojmë pa baktere.

Nuk dëshirojmë të themi që herën tjetër kur të uleni në kafene duhet të merrni mjetet personale higjienike, por thjesht duhet të mësoni cilat pije assesi nuk bën t’i porosisni në mënyrë që të shmangni kontaktin e rrezikshëm me bakteret.

Një hulumtim ka treguar që në pije të cilat të gjithë i porosisim fshihen më së shumti baktere, e ajo është gota me ujë apo lëngu i gazuar me fetë limoni, shkruan HuffPost.

Hulumtuesit kanë testuar 76 feta limoni nga 21 restorante dhe kanë zbuluar që 70%, përkatësisht 53 feta janë të infektuara me baktere.

Edhe pse ky nuk është hulumtimi më gjithëpërfshirës që ka të bëjë me këtë temë edhe vetë mund të vëreni që feta e limonit të cilën e merrni në gotë është e prerë që më parë, ndërkaq ato pemë i mbajnë në enë plastike në temperaturë dhome, gjë që është ambient ideal për baktere.

Hulumtimi nuk ka zbuluar qartë burimin e këtyre baktereve, mirëpo ka zbuluar që këto baktere nuk mund të mbijetojnë dhe shumëzohen në pije alkoolike.

Artikulli paraprakKazanë të “mbushur” me vota
Artikulli tjetërSa i madh është Atlantiku pas udhëtimit të Biden në Europë?