Kudo që të shkojë do të japë llogari për çdo të zezë

18 shkurti do të jetë fillimi i ri i madh i misionit të forcave demokratike dhe shqiptarëve për shpëtimin e mekanizmave demokratike, shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi i banditokracisë. Ish-Kryeministri e cilësoi protestën e 18 shkurtit si lëvizjen më të madhe popullore që ka ndodhur në këto 26 vite.
“Këta kanë tmerr nga data 18. Do të jetë një lëvizje popullore, të cilën Shqipëria nuk e ka njohur që nga 20 shkurti i vitit ‘91. Do të jetë një lëvizje misionare, në të cilën shqiptarët do të çmontojnë një nga një regjimin e kryebanditit Edi Rama, banditëve të tij në qeveri, vrasësve dhe banditëve e trafikantëve të tij në Parlament. Do të jetë një lëvizje që do i kthejë shqiptarëve shpresën dhe besimin tek vetja dhe e ardhmja.
Pikërisht në këtë kulm denoncimesh, vetë ja mbath i tmerruar dhe gjen rastin që të mos ndodhet pasnesër në zyrë. Por i them që kudo që të jetë, kudo që të shkojë ai do të japë llogari para shqiptarëve për çdo të zezë që ju ka bërë këto 4 vite.
Të shkojë po të dojë edhe në Australi se edhe atje do të gjendet e do të japë llogari”.

– Këto thirrje pse nuk i bëni nga selia e PD, por i bëni në Parlament?
Këto thirrje i bëj nga Parlamenti sepse Parlamenti është sheshi, është arena ku deputetët shprehin interesat e zgjedhësve shqiptarë pavarësisht se janë demokratë, socialistë apo pa parti.
Këta po prishin seancën, por është në të zezë të tyren. Në mënyrë absolute nuk ka shqiptar që ta kuptojë pse po prishet seanca e sotme. Ju ishit aty në sallë, kur po fliste Ben Blushi dhe Blendi Klosi nuk la gjë pa thënë si rrugaç ordiner. Kurse “ndrikull lokomotiva” bënte sikur nuk po dëgjonte gjë, ndërkohë që e kishte 2 metra larg. Flisja unë, 2 çakej flisnin.…

– Nuk thanë fjalë fyese…
Fyese është sepse kur flasin ata në asnjë mënyrë nuk u ndërhyj në asnjë presje, çfarëdo që trillohet, çfarëdo që shpifin. Ka një rregull të vjetër sa vetë dialogu. Kur flet tjetri do e dëgjosh pastaj të vjen radha ty.

– Po sjellja e zotit Noka?
Sjellja e zotit Noka ishte një imponim, se ai (Braçe) nuk la fjalë pa thënë nga vendi. Kush?! Erioni! Dhe unë çfarë i thashë? Gores i thuhet kuç! Po ai çka që flet. Ai ka të drejtë të marrë fjalën e të flasë sa të duash pas meje. Por ai do të flasë edhe para meje, edhe kur flas unë, edhe pas meje. Po ky nuk është Parlament pastaj. Ka rregulla. Janë të tmerruar siç e shihni. Unë i shoh, një fytyrë i vjen dhe një i ikën. Rrinë shohin nga unë se kujt po ja përmend emrin. Shihni ministrat si bëhen. Aty kudo që të vësh dorën një bandë i gjen, kudo gjen një bandë.
Më thoni ju mua a nuk është mision të nxjerrësh Shqipërinë nga Kanabistani. Po është mision historik ky. Ku shkojmë ne si Kanabistan më thoni. Shkojmë drejt çernikosjes së krimit në Shqipëri.

– Cili është skenari i protestës?
Kryetari i PD e ka quajtur lëvizje. Lëvizjet nisin sot dhe vazhdojnë. Nuk është një protestë strikte partiake, por lëvizje. A e keni marrë vesh se po shpërndahen paratë e bankave kundër protestës, 100 euro në Laprakë, 50 euro në një zonë tjetër, në Divjakë. I kam sms këtu po të doni. Këta po shpërndajnë paratë e drogës dhe paratë që vodhën në banka kundër protestës. Janë të pashpresë. Jo 50, jo 100, por absolutisht dhe 1000 për kokë po të shpërndajnë ai shesh do të mbushet dhe do të jetë një uragan që kjo pranverë do të jetë pranvera e vërtetë e rikthimit të vlerave në Shqipëri. Ky është një popull që ka vuajtur shumë, por përsëri të gjithë ata që kanë kujtuar se u kanë vrarë atyre shpresën kanë gabuar, është ngritur. Pyeti pak? Ndaj thonë se nxjerrin 10 pikë përpara qeverinë e mëparshme se sa këtë aktualen. Nuk ka gjë më fyese e poshtëruese për një qeveri se sa të të dalë qeveria paraardhëse 10 pikë para.

– Cili është misioni i protestës?
Misioni i protestës është historik, së pari në nxjerrjen e Shqipërisë nga Kanabistani, nga banditokracia, nga Banditistani dhe megakorrupsioni i madh dhe që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë në vullnetin e tyre si qytetarë europianë. Ky do të jetë misioni. Më 20 shkurt të vitit ‘91 kishim një mision; përmbysjen e kultit më të lig dhe më mizor që shqiptarët kishin përjetuar në tërë historinë e tyre. E realizoi populli atë, e përmbysi. Tanke, autoblinda, mitraloza në të katra anët, por një lëvizje e qëndrueshme popullore dhe një grevë bëri që shqiptarët të ngadhënjejnë.
Përsëri shqiptarët do të ngadhënjejnë. Është fillimi i madh. Ne jemi forca demokratike dhe jam i sigurt që, nga themelimi dhe deri sot, atë që opozita ka realizuar me mjete demokratike, do ta realizojë madhërishëm kësaj radhe!

Artikulli paraprakKQZ fshehu krimin e Prengës, nisin hetimet
Artikulli tjetërPrenga i Ramës, precedentë penalë për vjedhje në Itali