Ku fshihet Blendi Klosi dhe Sandër Lleshaj!

Ku fshihen Blendi Klosi & Sander Lleshaj? ALARM! Po behen pontile me gure ne Lalez pa pasur (1) asnje studim paraprak, (2) asnje proces VNM dhe (3) asnje degjese publike sic i kerkon te treja ligji. O Minister i Mjedisit dhe Turizmit, KUSH PO DEMTON BREGUN NE LALEZ?

Sa hidhesh dege me dege per t’i bere tualetin nje qeverisjeje hajdutesh bej punen qe e ke me detyrim, ndalo veprimtarine e jashteligjshme dhe kerko qe te behen studime te detajuara para se te demtohet mjedisi. Ka profesore te nderuar (nga Agim Selenica, Fatos Hoxha, etj.) qe mund te ndihmojne per dinamikat dhe modelimin e zonave detare, per sedimentologjine dhe erozionin e lidhur me pontilet dhe te sugjerojne zgjidhje ne rast se duhen pontile. Por jo te demtosh vijen bregdetare dhe te fusesh koken ne rere si struci. Kerko studime dhe proces te rregullt VNM se per kete paguhesh, te mbrosh mjedisin qe nuk ka goje te mbrohet vete.

Plazhet janë formuar përgjatë miliona viteve nga sedimentet e depozituara, ndaj vija bregdetare natyrore është e drejtë, pasi ka edhe erozion bregdetar nga veprimi i dallgeve, por edhe mbushje me sedimente qe vijne nga lumenjte dhe keto sedimente kane krijuar plazhe te bollshme ne bregdetin ranor te Detit Adriatik qe ka plot lumenj. Por vendosja e pontileve te panderprera në bregdet dhunon proceset natyrore, nga njëra anë e pontilit (ajo me prane lumit) krijon mbathje, pra sedimentet zgjerohen, por nga ana tjetër, kemi edhe veprim gërryes të dallgës. Pra, njëkohëisht, me pontilet kemi në njërën anë mbathje me sedimente (zgjerim të brezit ranor) por fill nga ana tjeter kemi erozion të detit. Ndërhyrjet e këtilla nuk janë natyrale dhe rrezikojnë edhe vilat edhe cilësinë e ujit të detit.

Deri tani vija bregdetare e plazheve ne Gjirin e Lalzit ka qene shume e paster, natyrore dhe me plazhe ranore te gjera me mbi 120 metra gjeresi nga sedimentet e depozituara prej mijera vitesh nga Lumi i Erzenit.

POR kohet e fundit ne menyre te fshehte, pa asnje studim te mirefillte per dinamikat detare, proceset bregdetare apo modelim te sjelljes se batimetrise dhe pengesave te pakalueshme, ne plazhin e Gjirit te Lalzit po ndertohet pontil me materiale te pakalueshme gje e cila rrezikon te demtoje plazhin (krijon sedimentim ne pjesen jugore dhe erosion ne pjesen veriore te pontilit, por edhe demton cilesine e ujit te detit ngaqe nuk lejohet qarkullimi i lire i ujit).

Zgjidhja alla-Shqiptarce tek Mali i Robit ka qene duke ndertuar pontil pas pontili me material te pakalueshem por problemi transferohet nga një zonë në tjetrën që vijon. Pra, pas ndërtimit të pontilit të parë (zgjerimit të rërës nga njëra anë) dhe krijimit të erozionin nga ana tjetër, ata që banojnë më pas dhe shohin sesi po i vjen deti (po ndodh erozioni) në vend që të heqin pontilin e pare që solli problemin, e vijojnë zgjidhjen “alla Shqiptarce” duke ndërtuar edhe këta një pontil tjetër. Kjo bën që të kemi vërtetë mbathje me sedimente, pra zgjerim brezi ranor, por ndërkohë kanë cenuar cilësinë e ujit të detit pasi nuk qarkullon dhe kthehet në ujë të ndenjur. Po ta shikojmë, edhe me sy të lirë nga fotografime nga ajri duket qartë kjo dukuri, që deti duket si gjol.

Duhet ndalur baterdia me pontile te panderprera ne Lalez. Ka zgjidhje te pranueshme nese ka nje proces te ndershem. Pontilet mund te jene me kembe (pilota) qe mos nderpresin qarkullimin e ujit, ose variante te tjera qe kane ndikim te ulet ne mjedis. Mund te diskutohen zgjidhje te pranueshme por jo te behet fakt demi ne mjedis pa asnje proces Vleresimi Ndikimi ne Mjedis dhe pa asnje degjese me palet e interesuara pasi keto jane detyrime ligjore dhe jo deshira te ndokujt.

Artikulli paraprakPollo: Njoftimi i qeverisë evokon kujtime të errëta të ateizimit shtetëror komunist
Artikulli tjetërPipero jep leje që të luhet edhe futboll