Pipero jep leje që të luhet edhe futboll

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka folur për rikthimin e futbollit në Kategorinë Superiore.

Gjatë një interviste nga Vlora për “Fax news”,Pipero tha se ai e sheh me vend që futbolli mund të hapet, pasi është një sport në mjedise të hapura, dhe është dinamik.

“Sportistëve duhet t’iu matet temperatura, dhe nëse kanë persona të moshuar në shtëpitë e tyre tiu qëndrojnë larg. Për mua për 2 ose 3 javë mund të hapet futbolli. Unë do të isha shumë i lumtur nëse specialistët do e dëgjonin fjalën time në këtë rast”, tha më tej mjeku.

Artikulli paraprakKu fshihet Blendi Klosi dhe Sandër Lleshaj!
Artikulli tjetërMerkel i përgjigjet pyetjes kur do të udhëtohet brenda Europës