Kryetari në detyrë i PD Alibeaj prezanton Bejkon me strukturat drejtuese

Kryetari në detyrë i PD, Enkelejd Alibeaj, ka prezantuar kandidatin e Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko, me strukturat drejtuese të degës 2 dhe 8.

Në fjalën e tij Alibeaj u tha demokratëve se misioni dhe sfida është ruajtja e të djathtës.

“Së dyti është ruajtja e së djathtës. ajo për të cilën të gjithë ne së bashku që jemi këtu dhe ata që janë jashtë kemi si një sfidë, kemi si një mission: është ruajtja e të djathtës. Panorama politike sot është e tillë, ku të gjitha të majtat, pavarësisht ngjyrave të tyre ku nga e kuqja në rozë janë bërë bashkë dhe do të duan të gjithë shqiptarëve, Tiranës po e po, t’i krijojnë një vitrinë ku të zgjedhin midis: së majtës socialistëve, midis komunistëve të Marko Dajtit po të doni ju, dhe e kuptoni se çfarë dua të them. Apo të majtës tjetër të Ilir Metës, ku i janë bashkëngjitur edhe ata të cilët deri dje konsideroheshin si përfaqësuesit tanë. E djathta përfaqësohet dhe do të përfaqësohet vetëm nga demokratët, vetëm nga Partia Demokratike, vetëm nga ne.” tha Alibeaj

Kryetari i komanduar i PD rikonfirmoj mbështetjen e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe Mbretërisë e Bashkuar.

“Dhe nuk është pak që një Parti Demokratike si e jona, një parti politike të ketë si mbështetje të saj pikërisht perëndimin. Nuk jemi thjesht dhe vetëm qëndrestar. Por që jemi edhe një reze shprese, drite, ndaj të gjithë asaj qytetarie të Tiranës sidomos, zemra e qytetarisë së gjithë Shqipërisë.”

https://fb.watch/jPMA_9ZDAW/?mibextid=qC1gEa

https://we.tl/t-Q7VY5KPCWY

 

Artikulli paraprakA ka ndonjë që akoma mendon seriozisht për PD!
Artikulli tjetërTabaku: 74% e emigrateve te larguar te moshes 34 vjec. Sistemi korruptuar ka krijuar keneten e madhe ne Shqiperi.