Kryeqyteti i luleshtrydheve/ Fier, fermerët po prodhojnë masivisht për të eksportuar

Luleshtrydhja është një nder produktet kryesore të bujqesisë që shkon për eksport. Zona e Frakullës dhe Kafarajt në Fier njihen si prodhuesit kryesor të saj.

Fermerët e zonës së Frakullës kërkojnë më tepër mbështetje për këtë produkt i cili vitet e fundit shkon masivisht për eksport dhe ka dominuar prodhimet bujqësore që kanë si destinacion tregjet e huaja. Xhezmi Zgurati kultivon luleshtrydhe prej 10 vitesh dhe zotëron 1ha me sera në zonën e Adës.

Fermeri është shprehur se pritshmëritë në prodhim megjithëse janë pozitive dhe se këtë sezon ka një çmim të kënaqshëm, problem ngelet krahu i punës që mund të vendosë në pikëpyetje vjeljen e plotë të sasisë së luleshtrydheve në sera.

Me gjithë zhvillimet dhe luhatjet e tregut ndër vite fermerët në Frakull vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik kultivimit të luleshtrydhes.

“Nevojitet me shume vëmendje dhe mbështetje me subvencione. Kriteri mbi sipërfaqen për të përfituar mbështetje vë në vështirësi prodhuesit e vegjël të cilët kanë sera të vogla por edhe ata që kanë marrë toka me qira”, tha fermeri.

Për shkak të prodhimit cilësor luleshtrydhja shqiptare gjendet në mjaft tregje europiane. Krahasuar me një vit më parë numri sipërfaqes së mbjellë me këtë bimë është rritur me 20 hektarë dhe pjesa më e madhe e prodhimit shkon për eksport.

Artikulli paraprakRiorganizimi i qeverisë në Mal të Zi, analistët për VOA: Futja e përfaqësuesve pro-serbë dhe pro-rusë do e ngadalësojë procesin e integrimit në BE
Artikulli tjetërZekthi: Ka një krizë të madhe sociale dhe politike në të gjithë Perëndimin