Zekthi: Ka një krizë të madhe sociale dhe politike në të gjithë Perëndimin

Analisti politik, Fitim Zekthi deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, se pavarësisht deklaratave e toneve kërcënuese, Trump s’mund të bëjë ndryshime Kushtetuese, të cilat janë shumë të komplikuara deri të pamundura, dhe në këtë kuptim, fjalimet e tij janë për propagandë.

“Ka një krizë të madhe sociale dhe politike në të gjithë Perëndimin dhe në SHBA. Po i bëhet thirrje populizmit. Shteti ka borxhe të mëdha publike. Është prodhuar një klasë politike, e cila po përballet me rezistencë tani. Republikanët janë bërë tani parti e Tramp. Ato deklarata që bën Trampi dhe kërcënimet, janë fjalë propogandistike. Ndryshimet në Kushtetutën amerikane janë të pamundura, s’ka asnjë shans. Janë vetëm propogandë asgjë tjetër.”
, tha Zekthi.

Artikulli paraprakKryeqyteti i luleshtrydheve/ Fier, fermerët po prodhojnë masivisht për të eksportuar
Artikulli tjetërHistoria/ Si i grabiti pronat Pëllumb Gjoka, investitori strategjik i Edi Ramës