“Kryeministrin e kam klient në lokalin tim, por mbreti i vetshpallur nuk ngrihet, ai vetëm jep urdhra”, shpërthen biznesmeni në Vlorë

Përfaqësues të bizneseve në Vlorë kanë dalë në protestë sot për gjobat dhe terrorin policor tek bizneset dhe turistët. Orari policor për muzikën në bizneset në Vlorë ka krijuar shqetësim tek ata të cilët çdo natë përballen me kontrollin policor. Sipas bizneseve, ndërhyrja dhe sjellja e policisë, veçse e padrejtë është edhe arrogante.

Dhjetra biznese kanë marrë gjobë për shkelje të orarit, kjo ka bërë që përfaqësuesit e bizneseve të Vlorës të dalin sot para Policisë në shenjë proteste. Sipas tyre biznesi i Vlorës po goditet qëllimisht për të favorizuar miqtë me restorte të pushtetarëve.

Ditën e sotme përfaqësues të bizneseve në Vlorë të zonës së Lungomarës dhe zonave të tjera bregdetare kanë dalë në protestë për gjobat që u ka vënë policia dhe se po u krijon trysni për të mos kryer siç duhet aktivitetin e tyre. Ata i bëjnë thirrje kryeministrit dhe qeverisë të marrin masa ose në të kundërt do të mbyllin bizneset e tyre si të vetmen përgjigjie të drejtë ndaj gjobave.

Pronar i një biznesi në Vlorë u shpreh se kryeministri Rama ka qenë klient në lokalin e tij dhe nga e hëna bizneset vlonjate do mbyllen sepse janë dëmtuar shumë. ”Kujtoj një shprehje të kryeministrit në parlament ku tha se, “s’keni parë gjë akoma”, nga e hëna do e shohë ai se ç’do bëjmë ne, sepse na ka dëmtuar shumë.

Unë e kam klient dhe i frekuenton lokalet e mia dhe dua që ai të jetë atje dhe të viojë policia të bjëë të njëjtat veprime, por mbreti i vetshpallur nuk ngrihet ai vetëm jep urdhra“, u shpreh një nga biznesmenët.

Një tjetër nga përfaqsuesit e bizneseve u shpreh për Fax News se kanë marrë vendimin në unanimitet të plotë që në rast se askush nuk përgjigjet ata do mbyllin bizneset sepse nuk po ja dalin dot edhe me gjoba dhe me taksa shumë të larta.

“Vetëm nga ky kryeministër presim të na vijë të na menaxhojë lokalet dhe menaxherët do i kalojmë në kamarierë dhe me lekët që do fitojmë nga kjo manovër do ja japim atij me besimin që nuk na vjedh dhe nuk na falimenton biznesin. Na vjen turp që të gjitha bizneset e Lungomarës të goditen fort dhe sjellja e policisë është ekstreme.

Që të gjithë janë në të njëjtin mendim unanim që do ti mbyllim nëse nuk marrim përgjigjie sepse faturat në biznes janë shtuar. Taksat vetëm rriten, biznesi nuk ia del gjithmonë dhe mezi ia dalim të mbajmë familjet dhe për të arritur këtë lloj turizmi që kemi në Vlorë i cili duhet respektuar maksimalisht.

Unë kam parë vetë një rast flagrant kur polici vjen dhe i drejtohet me arrogancë administratorit duke i thënë pse nuk i nxjerr klientët jashtë, po krijojnë këto trysni për të na vështirësuar punën ndërkohë që ne shohim si ti shërbejmë sa më mirë klientëve. Duhet ta kuptojnë pushtetarët ne gjithë vitin vrasim mendjen si të kënaqim klinetët dhe nuk janë aspak të drejta këto ndaj biznesit tonë”, përfundoi ai.

vloreeeetfgh

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh në Deçan?! Edhe 300 persona të tjerë kërkojnë ndihmë mjekësore, mister shkaku!
Artikulli tjetërPublikohet audio e re e Perez: Ronaldo është idiot, i sëmurë, ndërsa Mourinho anormal