Kryebashkiakët e emëruar nga Rama, me makina luksoze në takim

Kryeministri Rama mblodhi pasditen e sotme në Elbasan, gjithë kryebashkiakët socialistë për t’i dhënë direktivat e duhura në mënyrë që të kontribuojnë në fushatën elektorale për zgjedhjet e pranverës 2021.

Mirëpo përtej politikës, ajo çka tërhoqi vëmendjen në këtë mbledhje ishin dhe automjetet e kryebashkiakëve, të cilët i kishin parkuar njëri pas tjetrit, si të duan të “bëjnë garë” se kush e ka më të shtrenjtë.

Në foto shihen 12 makina, 8 prej të cilave nga marka, viti i prodhimit dhe çmimi, mund të konsiderohen patjetër makina luksoze, që jo vetëm kushtojnë, por kanë dhe një konsum të lartë karburanti, si dhe përfshihen tek makinat që i kap taksa e luksit.

Mbizotëron Benzi, 8 nga 12 makina, ndërsa shihet një Volswagen passat, një audi Q7, një Ford model i ri dhe një Fouristradë. Në total, me një llogaritje të përgjithshme referuar çmimeve të tregut, shuma totale e tyre mund të jetë pak më shumë se 200 mijë euro.

Vlen për t’u theksuar fakti se në këtë takim kanë qenë më shumë kryebashkiakë dhe më shumë makina, të cilat nuk janë pasqyruar në foto.

Artikulli paraprakVuçiç e konfirmon: Në Shëpinë e Bardhë na u kërkua njohja e Pavarësisë së Kosovës
Artikulli tjetërFushata, Biden mbledh shifrën rekord të parave në gusht, plot 364 milionë USD