Vuçiç e konfirmon: Në Shëpinë e Bardhë na u kërkua njohja e Pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha pas takimit me delegacionin e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë se amerikanët e kanë pranuar kërkesën e delegacionit serb për të hequr nga marrëveshja pikën ku kërkohet njohja e Kosovës. Vuçiç tha për televizionin shtetëror serb se zyrtarët e administratës e Trump u treguan të ndershëm dhe se pika për njohjen reciproke nuk është më në dokument.

“Njerëzit nga administrata e Trump ishin “fair”. Na dëgjuan dhe pika ku flitet për njohjen reciproke nuk është më në dokumente”, – është shprehur Vuçiç.

Më herët ministri serb i Financave, Siniša Mali tha se në tryezë ishte një letër, një pikë e së cilës nënkupton njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës dhe se ekziston një presion i madh ndaj Vuçiç. Amerikanët deri tani e kanë mohuar që të ketë një dokument të tillë. Ndërsa kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha se marrëveshja që do të zbulohet nesër është në favor të Kosovës.

Artikulli paraprakHoti pas takimit në Shtëpinë e Bardhë: Nesër marrëveshja, asnjë diskutim për shkëmbim territoresh
Artikulli tjetërKryebashkiakët e emëruar nga Rama, me makina luksoze në takim