Krasta-Nikollës: Mashtruat shqiptarët, ndërtuat një Shqipëri mizerabël, të pakonceptueshme!

Një debat i fortë ka ndodhur në një moment mes moderatorit Krasta dhe ish-ministres së Arsimit Nikolla, kur ajo u mundua të shfajësohet duke thënë se nuk mund të ndryshonin Shqipërinë brenda një kohe kaq të shkurtër, ndërkohë që kanë kaluar 5 vite që ata janë në qeveri.
Kaq ka mjaftuar që Krasta të shpërthejë jo ndaj Nikollës, por ndaj qeverisë dhe Ramës duke folur qartë se ata kanë mashtruar shqiptarët dhe ndërtuan një Shqipëri mizerabël.
Reagimi i Krastës
“Janë problematika që ne nuk është se nuk i dinim”, është shprehur Nikolla.
“Me gjithë respektin… fakti që ju i dinit, nuk e bën të zgjidhshëm këtë problem”, i është përgjigjur Krasta.
“Patjetër, dhe nuk e bën më pak fajtore ministren e Atsimit, por po them që është e pamundur që të ndryshosh realitete që nga 90’”, tha ish-ministrja.
“Faleminderit…. por ju thatë që do ta ndryshonit, dhe jo është e pamundur. Është vonë të thuash pas 5 vitesh që është e pamundur”, u shpreh Krasta.
“Nuk thash që është e pamundur…”, reagoi Nikolla.
“Ju na bindët ne. Në momentin që ne duhej t’ju jepnim votën, ju thatë se ju do ndërtonit një Shqipëri tjetër. Ju nuk ndërtuat një Shqipëri tjetër, por një Shqipëri mizerabël, e papranueshme, e pakonceptueshme, e papranueshme për nivelin tonë mendor, si shqiptarë që jetojmë këtu… pra nuk mund të thoni ju: ne nuk dinim, ose dinim, po kjo nuk kishte ndonjë rëndësi dhe është e pamundur Adi që ta ndryshojmë…’”, i është kthyer gazetari i njohur.
Ka qenë pikërisht ky fragment nga kjo intervistë 38 minuta, e cila është bërë virale dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke ia atribuuar të gjitha meritat Adi Krastës.

Artikulli paraprakPas meje asnjë mos mbet
Artikulli tjetërBerisha: Qeveria ka kapitulluar para studentëve, janë grevistë heronj!