Berisha: Qeveria ka kapitulluar para studentëve, janë grevistë heronj!

Ish-Kryeministri Berisha e ka cilësuar të turpshëm vendimin e Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, i cili me urdhër të kryeministrit Edi Rama vendosi të spostojë Fakultetin për llogari të grevëthyesve në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.
Sipas ish-Kryeministrit, ky ishte një tjetër akt që tregoi se Rama është thyer nga studentët dhe po përpiqet me të gjitha format të hakmerret ndaj tyre.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Qeveria kapitullon para studenteve heronj grevist!
Rama akt tjeter hakmarrje primitive ndaj tyre!
Dekani i fakultetit te drejtesise me urdher te Rames renditet me grevethyesit. Vendos te spostoje Fakultetin per llogari te grevethyesve ne gjimnazin Petro Nini Luarasi duke konsumuar se bashku aktin e pabesise te turpshem dhe antikushtetues ndaj studenteve grevist.
Iu bej thirrje gjimnazisteve te Tiranes te kundershtojne me te gjitha mjetet shnderrimin e tempujve te tyre te dijeve ne strofulla te tupshme grevethyesish dhe besepreresh.
Iu bej thirrje studenteve dhe pedagogeve te universitetit ti japin ketij akti sa me pare pergjigjen e merituar.
Nderim studenteve dhe pedagogeve greviste te pamposhtur. Ata do te fitojne!
Lexoni mesazhin e studentit grevist dixhital. sb
Pershendetje Z.Berisha
Jam nje student i Fakulteti te Drejtesise Universiteti i Tiranes. Sot faqja zyrtare e fakultetit ka nxjerre nje njoftim qe mendoj se nuk eshte fare i pershtatshem per studentet e fakultetit te drejtesise. Ne njoftim thuhet se ne dt 30.01.2019 fillon mesimi ne ambjentet e gjimnazot “Petro Nini Luarasi” si mund te beje nje veprim te tille drejtuesi i fakultetit kur per detyre ka qe te mbeshtesi studentet. Mbase po hakmetet ndaj nesh pasi ai nuk u zgjodh dekan nga vota e studenteve por nga vota e petagogve mbase kjo eshte edhe arsyeja pse nuk na mbeshtet ne kerkesat tona pasi nqs ato kerkesa realizohen ai si rregull sdo jete dekani jone sepse nga 10% te peshes qe ka sot vota jone neser do kete 50% dhe i bie qe ai ta humbe titullin e dekanit qe sot e ka edhe pse studentet nuk e kane votuar. Anonim te lutem.

Artikulli paraprakKrasta-Nikollës: Mashtruat shqiptarët, ndërtuat një Shqipëri mizerabël, të pakonceptueshme!
Artikulli tjetërfaqja e pare