Kosovë, falimentuan mbi 2300 biznese

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se kanë falimentuar gjatë vitit 2016, 2376 ndërmarrje, që i bie 171 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak.
“Sa i përket regjistrit të bizneseve, në vitin 2016 është shënuar rritje e numrit të ndërmarrjeve të regjistruara dhe po ashtu rritje e numrit të ndërmarrjeve të mbyllura. Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara ishte 10424 apo 591 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak, ndërsa u mbyllën 2376 ndërmarrje apo 171 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak”, thekson raporti i BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.
Sipas këtij, raporti numri më i madh i ndërmarrjeve të regjistruara vazhdon të jetë i koncentruar në sektorin e tregtisë me 2738 ndërmarrje të reja, pasuar nga sektori i prodhimtarisë me 1181 ndërmarrje, bujqësisë me 1090 ndërmarrje dhe hotelerisë me 1017 ndërmarrje.
“Krahasuar me vitin 2015, pothuajse në të gjithë sektorët është shënuar rritje e ndërmarrjeve të regjistruara. Në sektorin e bujqësisë është shënuar rritja më e lartë e ndërmarrjeve të regjistruara prej 145 ndërmarrje më shumë, pasuar nga sektori i prodhimit që u karakterizua me 134 ndërmarrje më shumë. Sektorët që shënuan numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara ishin sektori i tregtisë dhe patundshmërive (165 përkatësisht 16 ndërmarrje më pak)”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

Rreth 1 milion euro për dy zona ekonomike

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka nënshkruar të hënën dy marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e një zonë ekonomike në fshatin Shirokë të Suharekës dhe një tjetër në fshatin Qylagë, të komunës së Lipjanit, shkruan sot, gazeta Zeri. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, vizitoi të hënën Komunën e Suharekës e cila u prit nga kryetari i kësaj Komune Sali Asllanaj. Me këtë rast ministrja Bajrami dhe kryetari Asllanaj nënshkruan marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit për ndërtimin e zonës ekonomike në Shirokë, të komunës së Suharekës. Në fjalën e saj ministrja Bajrami theksoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Qeveria e Kosovës, e ka si objektiv parësor krijimin dhe funksionalizimin e zonave industriale në Republikën e Kosovës me qëllim të krijimit të kushteve optimale për punë të bizneseve të vendit, si dhe të tërheqjes së investitorëve nga jashtë. Sipas saj, funksionalizmi i kësaj zone ekonomike do të kontribuojë shumë në rritjen e aktivitetit biznesor të ndërmarrjeve duke sjellë të mira ekonomike jo vetëm për komunën e Suharekës, por për mbarë vendin.

Artikulli paraprakKosovë, zgjedhjet e parakohshme tkurrin buxhetin
Artikulli tjetërMosfunksionimi i Aeroportit të Kukësit, dëm ekonomik buxhetit