Kontrollet për energjinë, OSHEE vendos në shënjestër bizneset

OSHEE dhe policia kanë rinisur aksionin për kontrollin e lidhjeve të paligjshme dhe vjedhjeve në rrjet. Pikërisht për këtë arsye, dy ditë më parë janë ndaluar disa persona, mes tyre dhe biznesmenë. Burimet nga OSHEE-ja kanë bërë të ditur se në fokus të kontrolleve janë bizneset e jo shumë abonentët familjarë. Siç bëhet e ditur edhe dje kanë vazhduar këto kontrolle. Nga Drejtoria rajonale OSHEE Tiranë janë konstatuar 5 raste të abuzimit me energjinë elektrike. 2 për rilidhje të paligjshme, 3 për vjedhje përmes sistemit matës. Këta tre të fundit janë biznese. Rastet janë proceduar në polici. Nga ana tjetër, po vijon aksioni nga OSHEE Shkodër, ku gjatë mbrëmjes janë shoqëruar në polici 3 abonentë.

Artikulli paraprakCeballos i thotë “po” Real Madrid
Artikulli tjetërLarg duart e Mjaft nga FRPD