Ceballos i thotë “po” Real Madrid

Dani Ceballos është një futbollist i Realit të Madridit. Mes kampionëve të Spanjës dhe mesfushorit është gjetur akordi. Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “AS” ditën e hënë Ceballos do të kryej testet mjekësorë, ditë në të cilën ai do të prezantohet dhe përpara mediave Në arkat e Betis, skuadër në të cilën është aktivizuar 20-vjeçari do të shkojnë 15  milionë euro.
Futbollisti ka dhënë ok e transferimit ditën e premte, pas një kohe të gjatë diskutimesh mes palëve. Në ndjekje të Ceballos ishte dhe Barcelona. Katalanasit gjithashtu kishin paraqitur ofertën e tyre, por në fund mesfushori ka preferuar kalimin tek kampionët e Spanjës.
Talenti 20-vjeçar do të firmosë një kontratë 6-vjeçare, e më pas do të niset me pushime për tju bashkuar ekipit në SHBA, aty ku skuadra e Zinedine Zidane do të zhvillojë fazën përgatitore si dhe disa takime miqësore, ku me shumë mundësi, Dani Ceballos do të bëjë debutimin e tij, me fanellën e Realit të Madridit.
Luka Modriç i etur për të tjerë suksese. Mesfushori i Realit të Madridit edhe pse me pushime, ai po e pret me padurimin nisjen e sezonit të ri të La Liga. Kroati në një intervistë të dhënë ka foluar në lidhje me objektivat që ka klubi. Ai u shpreh se, kur arrin disa suksese të njëpasnjëshme, ke një dëshirë të madhe për të mos u ndalur. Modriç shtoi se është pjesë e një klubi të madh, ku padiskutim sukseset edhe në sezonin 2017-2018 nuk do të mungojnë.
Atletico Madrid po punon për rikthimin në radhët e skuadrës të sulmuesit Diego Costa. Dëshira e Colchoneros është transferimi i sulmuesit me parametra zero. Në drejtim të 28-vjeçarit janë paraqitur disa oferta, por deri më tani Costa nuk ka dhënë aprovimin e tij për asnjërin prej tyre.
Menaxheri i mesfushorit të Barcelonës, Arda Turan  deklaroi se, klienti i tij nuk do të largohet nga katalanasit. Ai u shpreh se Turan ka një kontratë tre vjeçare me blaugranat  dhe se do t’i bashkohet ekipit për të nisur fazën përgatitore më 12 korrik.
Valencia në ndjekje të Mario Lemina. Klubi spanjoll pas ka arritur të transferojë poriterin e dytë te Juventusit Neto, do të tentojnë sërish një tjetër goditje në radhët e kampionëve të Italisë. Objektivi për ta është mesfushori francez, për të cilin kanë ofruar 10 milionë euro.

Artikulli paraprakKurum padit në gjykatë doganat
Artikulli tjetërKontrollet për energjinë, OSHEE vendos në shënjestër bizneset