Rama do të mbahet mend për disfatën më të madhe social-ekonomike që i shkaktoi Shqipërisë e shqiptarëve

Nga Orjola PAMPURI

Kriza ekonomike që prodhoi qeveria e Edi Ramës në këto 7 vite e gjysëm, reduktoi maksimalisht shtresën e mesme duke shtuar rradhët e personave që I përkasin tashmë shtresës së varfër. Janë rreth 100.000 persona që janë të papunë, pensionistë me pensione minimale të cilët detyrohen të mbështesin fëmijët e tyre pa të ardhura për shkak të papunësisë, përvec faktit që duhet të kujdesen për të përmbushur nevojat e tyre me medikamente e vizita mjekësore, e duke i shtuar kësaj dhe pagesa të tjera të detyrueshme mujore. 80% e qepenave të bizneseve janë mbyllur pas falimentimit, duke lënë familje të tëra pa të ardhura e në kushte minimale jetese, në 7 vite nuk pati asnjë rritje page për mjekët, stafet shëndetësore, apo pensionistët.

U përjashtuan nga skema e ndihmës ekonomike me shumë se 30.000 familje, duke mos marrë asnjë masë për punësimin apo mbështetjen e tyre. Tërmeti dhe pandemia e thelluan edhe më shumë krizën duke nxjerrë në pah edhe më shumë problematikat që prodhoi korrupsioni dhe abuzimi me buxhetin e shtetit, pasi sot një vit pas tërmetit, qindra familje jetojne ende në cadër, janë pa shtëpi apo janë kthyer në banesat e dëmtuara, pa gjetur asnjë mbështetje nga qeveria, asnjë masë ende për nisjen e rindërtimit të banesave në vendin ku ata kanë patur banesat e dëmtuara nga tërmeti, duke përjashtuar rastet e përdorura për shoë propagandistik, e duke mos dhënë asnjë detaj mbi menaxhimin e donacioneve, apo parave hua që u alokuan në mbështetje të dëmeve e familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Nga ana tjetër pandemia ishte një goditje tjetër për ekonominë, por ndryshe nga vende të tjera të botës, madje ndryshe edhe nga ç’vepruan vendet fqinje nuk arriti të alokonte më shumë se një paketë ndihme të drejtpërdrejtë për familjet në nevojë dhe bizneset. Maqedonia edhe pse një vend më i vogël se i yni, deri tani ka alokuar 4 paketa ndihme.

Por e gjithë propaganda rrëzohet, përballë të vërtetës, ku sipas një raporti të PNUD (Programi i Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë), shërbimet sociale janë të kufizuara në të gjitha nivelet për shkak të kufizimit të alokimeve financiare. Gjithashtu janë vënë re kapacitete të dobëta për menaxhimin e fatkeqsive dhe identifikimn e familjeve në nevojë dhe për t’iu përgjjgjur halleve të tyre.

Sipas po këtij raporti pagat e ulëta, kanë bërë që të rritet kërkesa për të emigruar nga profesionistë të kualifikuar e vecanërisht ata me arrsim të lartë, si mjekë, të cilëve u kujtua në fund të mandatit tu hedhë hi syve me tezën e rritjes së pagës 40%, një premtim elektoral elektorale, por që de facto, sot mjekët dhe infermierët marrin 30% më pak të rrogës së tyre për shkak të rritjes së inflacionit. Ndaj dhe premtimi 40% përvecse një premtim elektoral është tek e fundit një rritje fasadë e pagave të mjekëve, duke vijuar kështu shoën e neveritshëm dhe tallës me figurën e misionin e tyre, dhe pikërisht kjo nëpërkëmbje e vazhdueshme ka bërë që mjekë dhe profesionistë në fusha të ndryshme, të gjejnë rrugëzgjidhje vetëm tek emigrimi.

Të gjitha këto janë thjeshtë bëmat e një qeverie të papërgjegjshme që rrenoi ekonominë e qytetarëve, rriti taksat, rriti pagesën për energjnë elektrike dhe ujin, rriti taksat për bizneset, por nuk rriti asnjë pagë, thjeshtë I hapi rrugë kanabizimit të vendit, korrupsionit, e kriminalitetit.

Sipas një raporti të FMN, borxhi public mund të tejkalojë 80%, dhe parashikohet që humbjet ne GDP të shkojnë deri në 7.5 %.

Koha për të larguar këtë bandë sharlatanësh, po afron. 25 Prilli do të jetë dita kur kjo bandë do të largohet me votë masive dhe do të mbahet mend për disfatën më të madhe sociale dhe ekonomike që I shkaktoi shqipatërve.

Artikulli paraprakNë grevë urie edhe 150 të burgosur te Burgu 313: Ushqimi skandaloz, dhomat me çimka! Të largohet drejtori i përgjithshëm
Artikulli tjetërTamponët në shifra minimale, viktima nga Covid çdo ditë, Ogerta sheh suksese!