Tamponët në shifra minimale, viktima nga Covid çdo ditë, Ogerta sheh suksese!

Nga Bardh SPAHIA

As rolin e inspektores së shëndetësisë, që e ka marrë përsipër nuk e bën dot ministrja Manastirliu, se as institucionet publike nuk ia venë veshin! Vazhdon të propagandojë suksese duke bërë monolog në studiot televizive.

Numri i testeve vazhdon të mbetet minimal dhe “rritja” ka ardhur nga tamponët me pagesë që bëjnë qytetarët në spitalet private, për arsye udhëtimi jashtë vendit!

Nuk ju vjen zor, që shifra minimale e tamponëve është tregues kokëfortë, se as gjurmim e as hetim epidemiologjik nuk bëhet!

Fatkeqësisht cdo ditë mesatarisht 3 qytetarë humbin jetën nga Covid-19 dhe për këtë nuk flet as Ogerta e as shefi i saj! Të dy shohin vetëm suksese, e kanë harruar cfarë kanë premtuar, ngase vetëm gënjejnë, sa për të kaluar situatën e ditës, por të nesërmen problemi është aty, edhe më i madh e njëlloj pa zgjidhje!

Kur do rrisni numrin e testeve?

Ku është spitali Covid 3? Po ai Covid 4?

A ju vjen zor që ua keni lënë në kurriz qytetarëve koston të paktën 1 milion lekëshe në muaj të trajtimit të Covid-19 në kushte shtëpie?

Në cilin vend europian ndodh ky model, meqë mburreni se keni të njëjtat protokolle trajtimi?

Si është situata në shkollat e vendit?

As edhe një statistikë, as edhe një e dhënë nga ministria e shëndetësisë! Vetëm heshtje e mohim i situatës!

Kjo është e vetmja “punë” që dini të bëni, edhe pse cdo ditë mësoni para të gjithëve numrin e viktimave nga Covid-19!

Ju vazhdoni propagandën dhe injoroni realitetin, edhe pse bëhet fjalë për jetë njerëzish e gripi stinor është në prag.

#Turp që nuk dini të heshtni të paktën!

Artikulli paraprakRama do të mbahet mend për disfatën më të madhe social-ekonomike që i shkaktoi Shqipërisë e shqiptarëve
Artikulli tjetërRama i vendosur kundër Ndërkombëtarëve: Ligjin ndaj medias do ta miratojmë pa konsensusin e Venecias