Në grevë urie edhe 150 të burgosur te Burgu 313: Ushqimi skandaloz, dhomat me çimka! Të largohet drejtori i përgjithshëm

Pas dhjetëra të dënuarve në Rrogozhinë, Peqin, Reç, Shënkoll dhe Burrel raportohet se në grevë kanë hyrë edhe 150 të burgosur të 313-ës në Tiranë.

Arsyet e grevës së tyre, siç raporton për “BalkanWeb” janë ekonomike dhe sociale.

E para: T’ju lejohen takimet me familjaret, e dyta është mungesa e kushteve higjienike, e treta sjellja e ashpër me kërcënime në ambientet e IEPV-së.

Po ashtu të burgosurit pretendojnë se ushqimi që iu jepet është i njejtë dhe skandaloz. Ata thonë se tjetër arsye është fakti se dhomat e tranzitit janë me (çimka) insekte. Arsyeja e shtatë është izolimi që iu bëhet në rast se flasin.

Të burgosurit kërkojnë largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismali.

Prej disa ditësh të burgosurit në burgjet e Peqinit, Reçit, Shënkollit dhe Burrelit ndodhen në grevë urie. Ndërkohë revolta e të burgosurve ka nisur në të gjitha burgjet e vendit,

Ditën e djeshme, dhjetëra të dënuar në burgun e Rrogozhinës janë futur në grevë urie duke iu bashkuar të dënuarve të tjerë në Burgje.

Të burgosurit kanë shpërthyer në akuza ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve duke e akuzuar për korrupsion.

Artikulli paraprakGjithçka ose asgjë!
Artikulli tjetërRama do të mbahet mend për disfatën më të madhe social-ekonomike që i shkaktoi Shqipërisë e shqiptarëve