Klose, ndihmësi i Low te kombëtarja e Gjermanisë

Lazio-Fiorentina e 15 majit të kaluar ka qenë ndeshja e fundit e karrierrës për Miroslav Kloses. Ëndërronte të bënte trajnerin dhe në të vërtetë ëndrra po nis të realizohet duke qenë se Klose, 39-vjeçar, do të jetë ndihmësi i Joachim Low në kombëtaren e Gjermanisë. Pasi e ndihmoi të fitonte Botërorin e 2014 në Brazil, Klose tani mund ta ndihmojë Gjermaninë dhe në menaxhimin teknik. Kurrikulimi i tij në fushë flet qartë, 137 ndeshje me kombëtaren, i dyti në klasifikimin e të gjitha kohërave për sa i përket prezencave, pasi e kalon vetëm Matthaus, ndërsa ka shënuar 71 gola, shifër që e bën golashënuesin më të mirë në historinë e Gjermanisë, ku asnjë nuk ka shënuar më shumë se ai as në fazat finale të Botëroreve, me Klosen që gjatë tyre ka shënuar plot 16 gola. 39-vjeçari ka luajtur në total me Gjermaninë katër Botërorë dhe 3 Kampionate Europianë.
“Me kombëtaren kam festuar sukseset e mia më të mëdha, të cilat nuk do t’i harroj kurrë, deklaroi Klose në faqen e Federatës gjermane. Më pëlqen të kthehem në dispozicion të kombëtares, doja të qëndroja në këtë xhiro, por duke e bërë me një perspektivë të re, atë të trajnerit që lexon lojën, përgatit strategjitë e taktikat. Falënderoj Low që më dha këtë mundësi”.

Artikulli paraprakShkëndija, emra të njohur për stolin
Artikulli tjetërTensionohet Mesi