Kim Mehmeti: Partitë e reja po krijohen për të ndihmuar Ramën dhe dëmtuar të djathtën

Analisti Kim Mehmeti, komentoi në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV edhe krijimin e disa partive nga e djathta në prag të zgjedhjeve.

“Ato janë parti të djathta që dëmtojnë të djathtën dhe ndihmojnë të majtën. Gjatë këtyre tre dekadave, Shqipëria ka prodhuar shumë ligësi politike. Shqipëria do ta vuajë shumë këtë periudhën kur duhet të bëhet pastrimi i plehut dhe ligësisë politike.

Nuk është prodhuar më shumë pleh e ligësi politike gjatë këtyre dy mandateve të Ramës. Mbi grumbujt e plehrave nuk lindin lule, por vetëm ferra. Çfarë i bën ato parti të ndihmojnë falas Piktorin? Çfarë ligësie duhet të kenë këta njerëz që po e bëjnë këtë gjë”, tha ai.

“Më 25 prill shqiptarët duhet të tregojnë sa e duan Shqipërinë,” tha Kim Mehmeti.

I pyetur për emrin e Jozefina Topallit, ai tha se “një pjesë e politikanëve të Shqipërisë mendojnë se Shqipëria u ka borxh dhe jo ata i kanë borxh Shqipërisë. Ata i dhanë Shqipërisë grindje dhe jetojnë shumë mirë”.
“Piktori arriti të shkatërrojë të majtën dhe PS-në,” tha Mehmeti.

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, në takimin e fundjavës përballë gazetares Juli Krisafi në SYRI TV, komentoi faktin që kryeministri Edi Rama e ka ndarë Shqipërinë nga Bashkimi Europian.

“Piktori shkoi në Bruksel siç shkojnë të gjithë të vetëpëlqyerit. Shkoi në Bruksel jo si dikush që ka hallin e popullit, por që ka popullin e vet. Shkoi atje duke besuar se Brukseli ka nevojë për një zbavitës të oborrit. Piktori shkoi duke menduar se atje bëhet karriera politike si te ne, nëpër studiot televizive,” tha Mehmeti.

Sipas tij, Edi Rama nuk di të ndërtojë shtet, madje ua ka çuar dëm shqiptarëve këto tetë vite. “Ka diçka tragjike për shqiptarinë. Ai me sjelljen e tij këto tetë vite, e bëri Shqipërinë një shtet që vuan hallin jo vetëm se nuk e do Brukseli, por se nuk e duan të rinjtë e saj. Ai e defaktorizoi Shqipërinë në tërësi. Piktori luftoi shqiptarinë,” tha Mehmeti.

Sipas tij, Rama ka një sjellje vasale ndaj Beogradit. Mehmeti theksoi se në të ardhmen do të shkruhet se si ka mundësi që një njeri i tillë mundi të vijë deri në krye të shtetit shqiptar.

Artikulli paraprakMesazh për gratë e dalldisura të Parlamentit
Artikulli tjetërA rrezikon Shqipëria një tërmet të ri, flet inxhinierja Bozo