Kërcet arma në Durrës, plagosen dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në orët e pasdites në qytetin e Durrësit, ku një shtetas ka plagosur 2 persona pas një konflikti të çastit.

Policia njofton se ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim.

Durrës/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri dy shtetas pas nje konflikti te çastit, Policia identifikon autorin edhe po vijon krehja e zones për kapjen e tij.

Më datë 14.09.2020, rreth orës 17:45, në lagjen nr.14, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit H.B. dhe M.B., (bab e birë), të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar shtetasi A.Ll., i cili ndodhej nën efektin e alkollot dhe pas plagosjes është larguar nga vendngjarja.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit

Artikulli paraprakPresion punonjësve për të votuar për PS-në, PD padit në prokurori drejtorin e ISHSH
Artikulli tjetërAnalisti: Duhet të ikë Rama! Pas këtyre figurave që janë fasada, qëndron një tjetër…