Presion punonjësve për të votuar për PS-në, PD padit në prokurori drejtorin e ISHSH

PD e Elbasanit ka paditur në prokurori drejtorin e ISHSH-së në Elbasan për presion ndaj punonjësve që të votojnë për PS në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm. ‘Shantazhi i pushtetit dhe largimet nga puna nuk do të njihen nga qeveria e PD’, shprehet selia blu në një deklaratë për mediat.

Reagim në emër të Partisë Demokratike

Ky është Formulari i mbledhjes së votave për Partinë Socialiste i shpërndarë nga Drejtori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Elbasan Blendi Musai, tek punonjësit nën varësinë e tij. Ky është krim dhe abuzim i rëndë me detyrën.

Partia Demokratike Elbasan dënon këtë akt kriminal të Blendi Musait dhe e garanton se do të përballet me forcën e ligjit, pa asnjë hezitim.

Gjatë ditës së sotme kemi përcjellë të dhënat e plota për kallëzimin e tij në prokurori për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a ‘Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore’ të Kodit Penal.

Partia Demokratike Elbasan garanton të gjithë punonjësit e administratës publike që nuk angazhohen në veprimtari politike dhe nuk bien pre e presionit të paligjshëm, se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga Qeveria e re e Partisë Demokratike, e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

Artikulli paraprakIkën Besa, ja kush është ministrja e re e Arsimit
Artikulli tjetërKërcet arma në Durrës, plagosen dy persona