“Kap ç’ka të kapësh” apo “kap dhe të pakapshmen”?

Nga Ilir PECNIKAJ

Spitali Kristal Covid.
Për ironi të fatit pseudo spitali i ri COVID u RILIND mbi germadhat e pseudo universitetit lugat (privat) “KRISTAL”.

Të vetmën “të mirë” që na solli ish-universiteti Kristal është se, perveçse mbushi ministra, politikan, medioker dhe administrator të shtetit shqipëtar me kartona universitarë, na afirmoi edhe në Europë, sepse paisi me të njëjtët kartona edhe pseudo personalitete deri në kandidat për eurodeputet në Europë, me po të njëjtët kartona universitarë, pa qënë kurrë në Shqipëri.

Kjo na afirmoi në Europë si gropa e arsimit të lartë, ku maja e kësaj piramide me kokë poshtë ishte ish-Universiteti Kristal. Pra ky universitet, të vetmit të punësuar me kohë të plotë që kishte, ishin “printuesit” e diplomave. Për këtë nuk ka shqiptarë që nuk i din bëmat e tij si një qënder korruptive e arsimit të lartë.

Dje, ky ambient u quajt nga qeveria shqiptare, si investimi i ri në fushën e mjeksisë, si i ashtuquajturi “Spitali Covid”.

Nuk po ndalem në faktin se në ç’pikë është pandemia koronavirus në Shqipëri, por sipas Ministrisë së Shëndetësisë kemi vetëm 21 persona të shtruar në Spital Infektiv, ku spitali i dytë Covid është mbyllur dhe i është rikthyer funksionit të tij të mëparshëm si Spitali Universitar i Sëmundjeve të Mushkërive, SUSM.

Rreth 10 ditë më vonë, po kjo qeveri riktheu në punën e mëparshme edhe ambientet e ish-universitetit Kristal, kësaj radhe jo më si qënder private korrupsioni, por si një qënder shtetërore korrupsioni.
Me paturpësinë më të madhe, dhe me arrogancën që e karakterizon Sulltan Surreli tha se, – INVESTITORI DON TË NGELET ANONIM.

Si mund të ngelet anonim një përson, kompani apo shoqëri e cila bën një investim prej miliona eurosh? Dua t’ju kujtoj se vetëm ndertesa, para pandemisë ka qënë në shitje më një vlerë rreth 8 milion Euro. Duke shtuar këtu edhe sistemimet fasad, të cilat janë primare për këtë qeveri, vlera e kësaj godine është shtuar… Sipas ligjit në fuqi, investitor të tillë duhet të deklarohen me patjetër, sepse përndryshe një “filantrop” i tillë nuk është gjë tjetër veçse një lavatriçe parash e mirëmbajtur nga shteti.

Mjaftojnë vetëm pak fakte që, çdo kush, mund të kuptojë se kjo është një aferë korruptive e pastër, dhe si e tillë nuk mund të ngelet kurrsesi “ANONIM”.

1) Godina, sipas ligjit të shumë trumbetuar të qeverisë “OFL” duhet të ishte objekt sekuestrimi dhe SPAK duhet të kishte filluar një proçedim penal për ish drejtuesit e saj.

2) Qeveria parapriu duke e “LARË KËTË AMBIENT DHE DUEK E VESHTUR ME PETKUN E SPITALIT” këto ambiente, me shifërA jashtë mase të majme, për të cilën askush nuk hap gojë për të bërë transparencë, sepse në këtë rast “kristali” ju është turbulluar aq shumë sa, me përjashtim të korrupsionit nuk duket asgjë tjetër.

3) Stafi mjekësorë mungon totalisht, vetëm nëse kanë rikthyer në punë ish-“printuesit” e diplomave universitare, ku të vëshur “ bluza”, të përdoret si një qënder propogande, dhe të bëhen zëri i shtuar i kësaj ushtrie makabër propogande të qeverisë.

4) Pse pikërisht dje…? Sepse, para ose pas çdo afere korruptive kjo qeveri, në këto 7 vjet qeverisje, gjithmonë ka krijuar një “casus belli”, për të mbuluar sadopak këto afera dhe kësisoj duke u munduar ti sfumojnë sadopak për ta kaluar në një plan të dytë. Kësaj here, “Sulltan Surreli” zgjodhi kohën ku zëri kryesorë është “Reforma Zgjedhore”.

Ky pseudo spital është as më pak, e as më shumë se një gërmadhë e madhe korruptive ku shuma e € të shpenzuar për të janë katastrofike për Shqipërinë dhe buxhetin tonë shëndetësorë.

Kjo nuk e gëzon më emrin qeveri, por organizatë kriminale, jo më “KAP Ç’KA TË KAPËSH”, por “KAP DHE TË PA KAPSHMEN”.

Artikulli paraprakTubimi në Fier/ Aktori i njohur: Kemi ministër të Brendshëm një pjatë xaxiqi dhe kryeministër që shet fëmijën për 3 lekë
Artikulli tjetërBesa Shahini, personazh barcaletash/ Reagimi i fortë i ish-ministrit: Po si nuk rrokulliset tavani i asaj ndërtese ku shoqja në fjalë paguhet për…