Besa Shahini, personazh barcaletash/ Reagimi i fortë i ish-ministrit: Po si nuk rrokulliset tavani i asaj ndërtese ku shoqja në fjalë paguhet për…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër ndaj ministres së Arsimit, Besa Shahini, lidhur me skandalin e përdhunimit të një vajze 15-vjeçare nga roja i shkollës.

Manjani shkruan se e dinte Shahinin një personazh barcaletash mediatike.

“Besa Shahini, të cilën e kisha kujtuar se është personazh barcaletash mediatike, qenka Ministre e Arsimit të Republikës. Ajo paska vërejtje për “kulturën e përgjithshme të popullit shqiptar…”
Uau! Çfarë konstatimi edukativ dhe arsimor na paska bërë shoqja Besa!

Dmth shqiptarët e pakulturuar na mbrokan përdhunuesit e kalamajve..!!!

Po si nuk rrokulliset tavani i asaj ndërtese ku shoqja në fjalë paguhet për t’i shërbyer këtij populli!“, shkruan Manjani.

Postimi i Manjanit

Besa Shahini, të cilën e kisha kujtuar se është personazh barcaletash mediatike, qenka Ministre e Arsimit të Republikës. Ajo paska vërejtje për “kulturën e përgjithshme të popullit shqiptar…”

Uau! Çfarë konstatimi edukativ dhe arsimor na paska bërë shoqja Besa!

Dmth shqiptarët e pakulturuar na mbrokan përdhunuesit e kalamajve..!!!

Po si nuk rrokulliset tavani i asaj ndërtese ku shoqja në fjalë paguhet për ti shërbyer këtij populli!
Nejse xhanëm, s’ka faj ajo por shqiptarët e “pa kulturë” që paguajnë taksa për shërbimet fyese të saj.

Nuk e di ç’arsim ka për vete shoqja ministreshë, por dhunimin e kalamajve në shkollë e askund tjetër nuk e kemi pas as zanat, as kulturë e as trashëgimi.

Apo mos e nxorëm nga konteksti edhe këtë?!

Artikulli paraprak“Kap ç’ka të kapësh” apo “kap dhe të pakapshmen”?
Artikulli tjetërRegjisori i njohur thirrje nga Vlora: Nuk duhet të kemi më frikë! Koha që çdo opozitar të bashkohet