Kanë votuar jo më shumë se 5 përqind, KQZ tha 12 përqind, ish-ministri zbulon strategjinë e Ramës

Shkrimtari Besnik Mustafaj ish-ministër i Jashtëm, gjatë një analize në studion e News 24, tha se sipas të dhënave që ai ka, deri në orën 11.00, kanë votuar jo më shumë se 5 përqind e votuesve. Mustafaj zbuloi se PD ka ngritur një mekanizëm që vëzhgon dhe mban shenim numrin e votuesve në gjithë Shqipërinë.

Dhe para se të shkonte në studio, ai kishte patur një bisedë telefonike me një funksionar të PD që merret me këtë proces, i cili i kishte bërë të ditur se pjesmarrja deri në orën 11.00 nuk ishte më shumë se 5 përqind. Ndërkohë, pjesmarrja që ka deklaruar KQZ deri në këtë orë, është 12 përqind.

Mustafaj, tha se votimi i sotëm është i dyshimtë. Eshtë i pamonitoruar dhe synimi i Edi Ramës, sipas Mustafajt, është të rrisë numrin e pjesmarrjes.

Ish-kryediplomati vlerësoi faktin se nuk ka patur incidente dhe rolin e PD dhe opozitës në këtë drejtim.

Në përfundim, tha Mustafaj, të dy palët do të shpallin shifrat e tyre. Por Mustafaj shtoi se duke e njohur profilin dhe arrogancën e Edi Ramës, beson se ai do ti japë urdhër KQZ-së që ta nxjerrë pjesmarrjen mbi 40 përqind. Kjo, për ti treguar opinionit se ai ka gjasme mbështetje popullore, për të vijuar me shkarkimin e Presidentit, apo me arrestimin e kundërshtarëve politikë.

Sipas Mustafajt, pikërisht, pasi të shpallë pjesmarrjen mbi 40 përqind, Rama do të vijojë kursin e raprezaljes ndaj opozitës.

Artikulli paraprakQytetarët bojkotojnë farsën e Ramës! Qendrat e votimit bosh, komisionerët lozin me njeri-tjetrin…
Artikulli tjetërEdhe Mallakastra bojkoton zgjdhjet farsë! Zero votues!