Kanabisi, fenomeni që po rrënon bujqësinë shqiptare

Lulëzimi i industrisë së kanabisit, pushtimi i tokave bujqësore dhe kodrinave nga bima që sjell fitim të jashtëligjshëm, por tejet të madh ka ndikuar edhe në prodhimin bujqësor të vendit. Vetëm nëse u referohesh shifrave zyrtare të policisë, të cilat janë të dyshimta, në vend janë mbjellë vetëm këto vite, mijëra hektarë tokë me kanabis. Sektori i bujqësisë është futur në një trend rënës për të dytin vit radhas. Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, pati një rënie prej 1,48%. Kjo tregon se, fermerët kanë qenë të joshur më shumë nga aktiviteti fitimprurës i narko-trafikantëve, duke lënë pas dore aktivitetin bujqësor, i cili është bazë në ekonominë e vendit tonë. Ritmet e rritjes së sektorit kanë nisur të ngadalësohen qysh në vitin 2013, vit që përkon me goditjen e Lazaratit, por me shtrirjen e mbjelljes së bimës së kanabisit në gjithë territorin e vendit. Që atëherë, sektori është përfshirë në një sërë vështirësish ciklike, pa mundur të orientohet drejt zinxhirit të vlerave.

Artikulli paraprakEkonomia e prapambetur, prodhimi industrial në krizë të papreçedentë
Artikulli tjetërEksod mjekësh e infermierësh nga Shqipëria