Eksod mjekësh e infermierësh nga Shqipëria

Studentët shqiptarë po kërkojnë te mësojnë gjuhën gjermane. Arsyeja është e thjeshtë: Duan të ikin në Gjermani, sepse puna e tyre paguhet dhe vlerësohet më shumë atje. Eriola Bulku ka dy vite që ka mbaruar studimet për Infermieri të Përgjithshme, dhe prej 1 viti e gjysmë është në marrëdhënie pune. Kjo nuk e ka penguar që të ndjekë kursin e gjuhës gjermane dhe tashmë po pret vetëm vizën nga ambasada, për t’u larguar nga Shqipëria. Por degët e mjekësisë, nuk janë të vetmet që po dërgojnë studentë dhe profesionistë në shtetin gjerman. Meridita Kola, koordinatore në një qendër gjuhësh të huaja, thotë se gjermanishtja është më e preferuara kohët e fundit.
Gjermania përbën aktualisht një nga tregjet më të mëdha në Evropë me mundësi të lartë punësimi, sidomos për infermierë, fizioterapistë dhe degë të tjera që lidhen me përkujdesjen shëndetësore.

Artikulli paraprakKanabisi, fenomeni që po rrënon bujqësinë shqiptare
Artikulli tjetërNë prag të zgjedhjeve, kushërira e Ramës në Tatime u kërkon kartat e identitetit punonjësve