Kacafytje mes bandave në polici dhe SHKB-së në komisariatin e Fushë-Kkrujës, krimi bën ligjin

Zhvillime të forta vijnë ende nga komisariati i Fushë Krujës, aty ku nisi çështja “Xhisiela” e u kërcënua nënkomisari Nuhu dhe ende nuk kanë përfunduar. “Kacafytje në narko-komisariatin e Fushë Krujës!” Kështu ka njoftuar sot ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të një punonjësi të këtij komisariati. Kacafytja ka ardhur pas zbarkimit të punonjësve të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankimimit, që po hetojnë ngjarjet e e fundit të lidhura me denoncimin e Xhisiela Malokut dhe të nënkomisarit Emiljano Nuhu me drejtuesit aktualë të këtij komisariati.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Kacafytje ne narko-komisariatin e Fushe Krujes!
Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb
Miredita z Berisha, jam polic, desha te ju informoje se dje me dt 10 ne rajonin e policise f kruje erdhi nje ekip kontrolli i shcb dhe kan kontrolluar librin e sherbimeve te policeve te rajonit dhe procesverbalet e disa ngjarjeve ne qytetin e f krujes perfshire rastin xhisiela e per kete ka pasur debat e ofendime sharje banale gjer dhe shtyrje me grupin e kontrollit pasi nuk eshte pranuar oferta e shcb dhe nga sa flitet brenda rajonit te policise f kruj tritoli i hedhur ne shtepin e mamas te se xhisieles e te prinderve te saj ram muca ne larushk eshte nje loj e lojrtarve me krime ne kurriz te familjes rraja dhe ramazan rrajes djalit te xhelal rrajes i kujdesur per telenovelen tritolin e hodhi opozita e krimet 28 vjecare te familjes rraja veasje trafik droge e dhunime e perdhunime te quhen akuza politike.

SHÇBA nuk mohon kacafytjen në Komisariatin e Policisë së Fushë Krujës
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme (SHÇBA) ka reaguar sot në lidhej me mesazhin e publikuar nga Ish-Kryeministri Sali Berisha, për një “kacafytje” mes punonjësve të SHÇBA-së dhe atyre të Policisë në stacionin policor të Fushë Krujës.
Në reagimin e saj SHÇBA, duke qëndruar në pozitat e një reagimi politik, nuk mohon “kacafytjen”, por pohon se një grup i SHÇBA-së, kanë shkuar në këtë komisariat.
“Në zbatim të urdhrit për kryerjen e veprimeve hetimore, të datës 4 tetor 2018, të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës, punonjës së SHÇBA kanë kryer veprime të deleguara në vijim të hetimeve për çështjen ‘Nuhu’. Ky grup më datën 10 tetor 2018 ka shkuar dhe, ndër të tjera, ka kryer veprime për sqarimin e rrethanave në Komisariatin e Policisë së Fushë-Krujës.
SHÇBA e konsideron postimin e deputetit Berisha si intimidues dhe tentativë presioni ndaj këtij Shërbimi në punën e tij për zbardhjen e ngjarjes dhe rrethanave të saj, për të përballur personat përgjegjës me drejtësinë”, thuhet në reagimin politik të SHÇBA-së.

Artikulli paraprakQëllohen me armë dy punonjës të bashkisë së Matit, tre viktima
Artikulli tjetërArtistë dhe qytetarë, marshim proteste drejt Kryeministrisë në mbrojtje të Teatrit