Qëllohen me armë dy punonjës të bashkisë së Matit, tre viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mat. Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në fshatin Shëlli të Matit ky dy punonjës të Bashkisë së Matit kanë mbetur të plagosur. Dyshohet se njeri nga të plagosurit ka vdekur, por policia ende nuk ka dhënë asnjë njoftim.
Ndërkohë, ka shkuar në tre numri i personave të vrarë nga Kujtim Koxha në Mat, i cili qëlloi me armë ndaj disa punonjësve të bashkisë.
Policia bën me dije se shtetasi Mentor Hoxha, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa viktima tjetër Erzen Aliaj, nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në Tiranë ku do të merrte edhe një trajtim më të specializuar. Pak më vobnë ka ndërruar jetë në spital edhe një tjetër i plagosur. Për pasojë numri i të vrarëve ka shkuar në tre, ndërsa i plagosur është edhe një i katërt.
Personi i tretë që humbi jetën në spitalin e Traumës, Hamit Buci. Personi i dytë që ka humbur jetën, është Erzen Aliaj, i cili ishte nisur më herët me helikopter drejt Tiranës. Ndërsa në çastet e para të ngjarjes, i vrarë mbeti Mentor Hoxha.

Më herët Policia e Matit ka dhënë detajet e para për ngjarjen e orës 14:00 të ditës së sotme.
Sipas burimeve zyrtare, mësohet se, Policia e Komisariatit Mat u informua se në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull janë dëgjuar të shtëna arme. Menjëherë shërbime të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi Kujtim Koxha 51 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal.
Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.
Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, në një lokal.
Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje.
Grupi hetimor gjithashtu ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe po sekuestron çdo provë që lidhet me këtë ngjarje.
Rreth një orë pas ngjarjes, arrestohet autori i ngjarjes në fshatin Shëlli, Mat, ku mbeti i varë një person dhe u plagosën tre të tjerë.
Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap në një urë në Burgajet.
Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.

Artikulli paraprakUragani “Michael” godet SHBA-të, dëme të mëdha në Florida
Artikulli tjetërKacafytje mes bandave në polici dhe SHKB-së në komisariatin e Fushë-Kkrujës, krimi bën ligjin