Japonia zgjat sanksionet ndaj Koresë Veriore

Japonia ka vendosur që t’i vazhdojë edhe për dy vjet sanksionet e njëanshme ndaj Koresë së Veriut, për shkak të kërcënimit nga raketat bërthamore të veriut, ka thënë qeveria përmes një deklarate.
Vendimi i qeverisë japoneze, vjen pasi nuk është shënuar asnjë përparim për çështjen e rrëmbimit të qytetarëve japonezë nga Koreja e Veriut gjatë viteve të ‘70-ta dhe ‘80-ta.
Tokio gjithashtu ka dënuar testet bërthamore të Phenianit dhe një serie të lansimeve të raketave balistike.
“Japonia do të bëjë të gjitha përpjekjet për të arritur te zgjidhja e plotë e çështjeve të rëndësishme si rrëmbimet, raketat dhe testet bërthamore”, ka thënë ministri i Jashtëm japonez, Fumio Kishida.

Artikulli paraprakGjeopolitika e Xi Jinping, çfarë pritet nga Trump?
Artikulli tjetërMerkel dhe Hollande: “Assadi mban përgjegjësi”