Ja si institucionet shëndetësore shndërrohen në vatra infeksioni Covid-19!

Nga Bardh SPAHIA

Papërgjeshmëria e pushtetit të Edi Ramës ndaj qytetarëve të këtij vendi, arrin kulme të reja cdo ditë. Dje në Qendrën Shendëtsore Kamëz, me një personel prej 80 personash, mjekë, infermierë e personel ndihmës, një infermiere e repartit të Urgjencës ka rezultuar Covid pozitiv.

Dhe sot puna vazhdon në këtë Qendër Shëndetësore, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Pa u bërë karantinimi i pjesës tjetër të stafit, pa bërë asnjë tampon apo hetim epidemiologjik. Cdo ditë në dyert e kësaj Qendre Shëndetësore, që ofron shërbim 24 orë, paraqiten me qindra qytetarë, e sidomos të sëmurë kronikë, që urdhëri i drejtoreshës së Fondit nr. 274 i dt 25.6.20 i privon nga shpërndarja e ilaceve në shtëpi.

E qëllimshme apo nga padija, kjo indiferencë ndaj spitaleve e qendrave shëndetësore është shkaku se pse ato janë kthyer në vatra të nxehta infeksioni! Përballë këtij realiteti, ai teatri i shfaqjes me polici në derë të bizneseve është skandaloz e i turpshëm!

Artikulli paraprakPolicia procedon tifozët e Tiranës pse mbështetën ekipin para stadiumit
Artikulli tjetërPresidenti i Brazilit rezulton me Covid-19, ju ‘hakërrehet’ gazetarëve: Shikojeni fytyrën time