Ja kush janë 16 protestuesit e arrestuar për kërpudhën e Ramës, mes tyre edhe një grua

Janë publikuar nga ana e policisë emrat e 16 personave që u arrestuan pas protestës së opozitës, e cila u mbajt të shtunën në 16 Shkurt. Mes personave të arrestuar në disa aksione në qytete të ndryshme të vendit është edhe një grua.
Burime bëjnë me dije se personat e arrestuar janë:
Florenc Hoxha,
Emnauel Nallbani,
Naim Haxhiu,
Andon Gjini,
Resul Daci,
Suzana Dimushi,
David Linati,
Hasan Jakupi,
Ilir Hamedini,
Festim Taku,
Sajmir Rexhepi,
Mitat Fieraku,
Lefter Jakupi,
Pellumb Sheluka,
Veljan Dine,
Ndue Tuci.
Ata përballen me 4 akuza që janë: kundërshtim i punonjësve të policisë, dëmtim prone me dashje, protestë pa leje si dhe prishje e qetësisë publike. Masat për ta pritet të jepen nesër në orën 10 me gjyqtare Rexhina Memlika.
Pas protestës së opozitës Lulzim Basha ka propozuar djegien e mandateve të deputetëve të tij, ndërsa Rama ka këmbëngulur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Artikulli paraprakDenoncimi i fortë i Berishës: Në Vlorë po zhduken dëshmitarët e Habilajve!
Artikulli tjetër“Reuters” shpall foton e javës nxirjen e Ramës me bojë!