Denoncimi i fortë i Berishës: Në Vlorë po zhduken dëshmitarët e Habilajve!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Vlora i cili shkruan se, “shkaku i ekzekutimeve mafioze dje në Vlorë është eliminimi i dëshmitarëve”.
“Njëri nga të vrarët në Vlorë, shkruan denoncuesi në mesazh, ai që ishte edhe i zoti i makinës, ka qënë pjesë e përgjimeve të drogës mes oficerëve të Policisë dhe grupit të Habilajve.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Shkaku i ekzekutimeve mafioze dje ne Vlore eshte eleminimi i deshmitareve!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Njeri nga te vraret ne Vlore, ai qe ishte edhe i zoti i makines, ka qene pjese e pergjimeve te droges mes oficereve te policise dhe grupit te habilajve. Fakti qe po nxitojne te permendin faktin se i plagosuri ka qene ne banden e Gaxhait ne 1997, sherben per te mbuluar ndoshta shkakun e vertete, dmth qe po hiqen qafe deshmitaret.
Fakti që po nxitojnë të përmendin faktin se i plagosuri ka qënë në bandën e Gaxhait në 1997, shërben për të mbuluar ndoshta shkakun e vërtetë, domethënë që po hiqen qafe dëshmitarët”, nënvizon ai.
Vrasja e djeshme në Vlorë
Një vrasje e tipit mafioz tronditi gjatë ditës së djeshme qytetin e Vlorës, ndërsa objektivi i atentatit arriti ti shpëtonte vdekjes. Objektivi i autorëve ishte Armando Sulejmani, i njohur me pseudonimin “Çipuri”, i cili u plagos rëndë, dhe u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Të vdekur mbetën Orest Rexho dhe Arjan Hasani, të cilët janë kunati i 42-vjeçarit Armando Sulejmanit, dhe shoku i tij, fotot e të cilëve mund ti shihni dhe më poshtë.
Banorët e zonës u shprehën se ata ishin të terrorizuar nga ngjarja, ndërsa breshëria e armëve ka vazhduar për disa minuta. Nga policia në vendngjarje u gjetën mjaft plumba, ndërsa autorët u larguan me shpejtësi, dhe dogjën makinën në zonën e Babicës. Brenda mjetit që iu vu flaka policia gjeti dhe tre armë kallashnikovë.
Kush është Armando Sulejmani
Armando Sulejmanit i është bërë atentat edhe në vitin 2016, teksa hynte në banesën e tij në lagjen “Pavarësia”, ku i shpëtoi 11 plumbave duke e kapur vetëm njëri prej tyre. “Çipuri” njihet si person me precedentë të shumtë penal. 42-vjeçari njihet nga policia si anëtar i bandës së Gaxhait. Ai ishte i dënuar me 20 vite burg për vrasje, ndërsa e ka fituar lirinë rreth 3 vite më parë.
Në një informacion paraprak për ngjarjen, policia tha se “një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje. Për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera”.
Në janar të këtij viti në një tjetër atentat në Vlorë mbeti i plagosur Mikel Mehmeti nga Selenica e Vlorës, njohur si anëtar i bandës së Llanajve. Llanajt njihen për masakrën e Çolës, ku pas një sherri në kazino në prill të vitit 2015, u vranë 3 të rinj. Një nga autorët e masakrës është Aleksandër Llanaj, që po vuan dënimin në burg.
Çipuri ka qenë i dyshuar edhe për një atentat të dyfishtë në nëntor të 2018-ës në qytetin e Durrësit.

Artikulli paraprakTension në komisarat, deputetët e PD përplasen me Policinë për arrestimin e 25 protestuesve
Artikulli tjetërJa kush janë 16 protestuesit e arrestuar për kërpudhën e Ramës, mes tyre edhe një grua