Italia tronditet nga tërmeti 6.2 ballë

Nuk kanë të ndalur tërmetet në Itali. Pas lëkundjeve rreth orës 7 të mbrëmjes së djehsme në Italinë qëndrore në Perugia dhe Macerata, një tjetër tërmet më i fuqishëm është regjistruar rreth orës 23.00 po në këtë zonë, por lëkundjet janë ndjerë fort edhe në kryeqytetin Romë.
Mediat italiane thonë se tërmeti ishte 6.2 ballë, ndërsa të dhënat e para flasin vetëm për dëme materile. Njerëzit nga frika kanë braktisur shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë.
Lokaliteti i Usitës duket se është më i godituri nga dy tërmetet që ranë këtë mbrëmje në zonën qendrore të Italisë. Kryetari i bashkisë, Giuliano Rinaldi ka deklaruar se situata është e pashpresë.
“Janë shembur shumë shtëpi. Qyteza jonë ka marrë fund”, ka thënë Rinaldi për mediat. Kryebashkiaku ka konfirmuar gjithashtu se është shembur fasada e kishës, ndërsa është çarrë terreni.
Ndërkohë, “fraksionin Kasali nuk mund ta arrijmë”, ka vijuar Rinaldi, duke iu referuar një lokaliteti ngjitur, që është izoluar për shkak të shembjeve. Në disa nga zonat e prekura nga lëkundjet sizmike mungon energjia elektrike dhe janë ndërprerë rrugët e komunikimit.

Artikulli paraprakMjekët me diplomë false, vdes pacienti
Artikulli tjetërVdekja e Gjoklajt, Apeli le në burg përgjegjësin e turnit në Landfill